ZGJEDJET NË SERBI: REZULTAT I PRITUR POR EDHE PROBLEMATIK
Votuesit serb dhanë voten e vet në zgjedhjet parlamentare. Por mbetet të shihet nëse ky votim do të rezultojë në formimin e qeverisë së re. Befasi të mëdha nuk pati. Partia Radikale me rreth 28 përqind, fitoi shumicën e votave, por jo edhe mjaft sosh për të formuar vetë qeverinë e re. Kështu siç edhe pritej, vota e përgjithsme u shkon partive të bllokut demokratik ku prin Partia Demokratike e cila me rreth 22 të votës së përgjithshme ishte partia e dytë në zgjedhje. Një rezultat i këtillë ndërkaq mund të vështërsojë situatën poqese partitë e bllokut demokratik nuk arrijnë të formojnë qeverinë e re, vlerësojnë mes tjerash analistët e zgjedhjeve.Në vijim flasin: Tim Xhudah (Tim Judah)-analistë britanik, Xhejms Lajon (James Lyon)-analistë amerikan dhe Ksenija Milivojeviq-analiste serbe
Shikuar nga jashtë këto rezultate tregojnë fitoren e forcave demokratike, pro-evropiane ngase matematikisht ato fituan shumicën e votave. Por se a do të formohet dhe si do të formohet qeveria e re, do të ndikojë sjellja e bashkësisë ndërkombëtare, thotë Ksenija Milivojeviq nga Lëvizja Evropiane e Serbisë.
"Këto rezultate mund më shumë të vështërsojnë se sa lehtësojnë situatën. Çështje kyçe në formimin e qeverisë do të jetë çështja e mandatarit. Nëse lëmë anash Partinë Radikale e cila sipas deklaratave të deritashme nuk planifikon të marr pjesë në negociatat për formimin e qeverisë, atëherë mandatarin duhet të paraqet Partia Demokratike e cila pas radikalëve pati më shumë vota. Por në Serbi ndodhin shpesh gjëra jo-logjike dhe tan nuk është e sigurtë nëse një gjë e këtillë do të ndodh.
Milivojeviq përkujton se një situatë e ngjashme ndodhi edhe gjatë zgjedhjeve të mëparshme kur rezultatet poashtu tregonin se partitë e bllokut të atëhershëm demokratik do të formojnë qeverinë, por kjo gjë megjithatë nuk ndodhi, gjë që solli deri te një ftohje të marrëdhënieve me disa vende të Bashkësisë Evropiane.
Rezultatet e deritashme nuk tregojnë ndonjë ndryshim në politikën, thotë Xhejms Lajon nga Grupi ndërkombëtar i krizave. Andaj, shton ai është vështirë të thuhëet se si do të reflektohen këto rezultate në raport me çështjen e Kosovës. "Ekziston mundësi e vërtetë që Serbia të mos jetë në gjendje të formojë qeverinë. Në këtë rast mund të ndodh që zgjedhjet e reja të thirren brenda 90 ditësh. Në një situatë të këtillë, mund të ndodh që procesi i statusit të Kosovës të vonohet për 3-4-deri pes muaj." Lajon shton se vetë vonesa e procesit të deritashëm të statusit të Kosovës, pa dyshim u ndihmoi forcave demokratike në një masë të vogël. por se është plotësisht e mundshme që rezultate të ngjashme do të kishim edhe pa këtë vonesë.
Zgjedhjet në Serbi janë vetëm një pjesë e pasqyrës dhe nuk do të ndikojnë shumë në situatën e përgjithshme, mendon Tim Xhuda analistë britanik.
Debati nuk do të mbahet këtu. Ai do të zhvillohet brenda forcave të mëdha. Natyrisht do të ishte më mirë për Serbinë dhe rajonin nëse në Serbi do të kishim një qeveri stabile. Dhe mund të thuhet se në rast të marrjes së një rezolute e cila do të pranonte propozimin e Ahtisarit që siç presim do të jetë pavarësia e kushtëzuare Kosovës, atëherë do të ishte më mirë që Serbia të kishte një qeveri të këtillë ku dy blloqet kryesore do të ndanin përjegjësinë. Xhuda shton tani nuk dihet se si do të zhvillohet procesi i statusit më tej. Në këtë moment jam më pak i sigurtë se që isha më parë. Sipas diplomatëve që njoh do ketë rezolutë në pranverë, diku kah prilli, e më pas do të kemi 4 muaj deri tek e ashtuquajtura dita e statusit. Qëndrimi i Rusisë mund të shkaktojë vonesë të mëtejme dhe mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata më tej, shton mes tjerash Xhuda.
Ksenija Miliovojeviq nga Lëvizja Evropiane e Serbisë thotë çështja e Kosovës nuk ndikoi dukshëm në rezultatet e zgjedhjeve.
Nëse vështroni daljen në zgjedhje në Kosovë, do të shihni se ajo ishte mjaft e dobët. Më pare kjo pjesëmarrje e serbëve, ishte kryesisht e lartë, mbi 60-70 përqind. Kësaj here, pjesëmarrja në Kosovë ishte rreth 48%, gjë që mund të shihet si shenjë se serbët e Kosovës nuk presin se qeveria e re mund të zgjidh çështjen e Kosovës në mënyrë të volitshme për ta. Milivijoviq shton se sjellja gjatë zgjedhjeve zakonisht reflekton pritjet e votuesve. Kur është fjala për Kosovën siç duket votuesit nuk presin se qeveria e arrdhshme pavarësisht se sa stabile, demokratike dhe pro-evropiane të jete, mund të ndryshojë zgjidhjen që pak a shumë tanimë pritet dhe që do të propozohet së shpejti.
Kim Bytyci
<< Home