Tuesday, October 23, 2007

ANNA DI LELLIO: DEJTON PËR KOSOVËN

"Në raundin e Vjenës nuk pati befasi. Pa propozim kredibël nga negociatorët ndërkombëtar nuk do të ketë progres në proces. Opcioni i mundshëm pas 10 dhjetorit, është një konferencë ndërkombëtare e tipit të Dejtonit dhe imponimi i zgjidhjes në bazë të planit të Ahtisarit. Në rast shtyerje të re, shqiptarët nuk do të shpallin njëanshëm pavarësinë."


Raundi i Vjenës nuk solli kurrfarë befasish, thotë Anna Di Lellio, autore dhe eksperte ndërkombëtare. Pozitat e palëve janë të qarta ndërsa negociatorët për tani nuk ofrojnë asgjwa që do ti çonte përpara këto negociata.Dokumenti prej 14 pikash që Trojka ka propozuar nuk përmend fare statusin. Di Lellio shton se gjithnjë derisa negociatorët të mos propozjnë ndonjë opcion kredibël, nuk do ketë progress në këtë process. Siç duket tani gjithçka është duke ecur drejt një konference ndërkombëtare të tipit Dejtonit e cila do imponojë zgjidhjen e kësaj çështje. Një mundësi e këtillë duket rruga e vetme për të arritur marrëveshje në afat të shkurtër. Përndryshe do të kemi edhe një shtyrje të procesit. Kjo zgjidhje e imponuar, sipas Di Lellio do të jetë e mbështetur në planin e Ahtisarit që për tani është propozimi i vetëm rreth të cilit ekziston një pajtueshmëri e gjerë.

Vetë plani i Ahtisarit sipas Di Lellio nuk paraqet njëherit zgjidhjen më të mirë për Kosovën. Ky propozim, thotë ajo, përmban vazhdimin e ndarjeve ndëretnike si dhe mbikqyrje ndërkombëtare pa afat të caktuar qartë. Në këtë mënyrë sipas De Lellio vështërsohet rruga për pajtimin ndëretnik, koekzistenën paqësore ndëretnike si dhe udhëheqjen efektive të Kosovës.

Di Lellio thotë se poqese pas 10 dhjetorit ky process rezulton në shtyrje të re, shqiptarët nuk do të shpallin njëanshëm pavarësinë. Një zhvillim të këtillë, sipas saj nuk e preferon bashkësia ndërkombëtare. Lidershipi tashëm kosovar nuk do të bëjë asgja që do të ishte në kontradikt me dëshirat e aleatëve, SHBA dhe Britanisê së Madhe. Situata mund të ndryshojë pas zgjedhjeve të nëntorit kur vet udhëheqja kosovare kmund të ndrrohet. Por për tani nuk mendoj se udhëheqja aktuale kosovare do të shpall njëanshëm pavarësinë, thotë Di Lellio.