Wednesday, February 21, 2007

SHORT: PLANI I AHTISARIT PAVARËSI FAKTIKE

Intervistë me Kler Short, ish-sekretaren britanike për zhvillim ndërkombëtar

KOSOVA DUHET TË JETË E PAVARUR

Plani i Ahtisarit i mundëson Kosovës pavarësinë faktike. Kosova duhet të jetë në gjendje të ndërtojë veten ndërsa këtë mund të bëjë vetëm nëse ka sovranitet-thotë ish-sekretarja britanike për zhvillim ndërkombëtar, Kler Short (Clair Short). Zonja Short këtë post qeveritar mbante gjatë konfliktit të Kosovës, dhe ishte ndër mbështetësit e fuqishëm të ndërhyrjes së Natos në Kosovë. Në fillim, Short, bën një vlerësim të planit të Ahtisarit

Ahtisari duhet të gjejë mënyrë të dalë nga situata aktuale dhe ajo që po propozon ai është pavarësi faktike me mbrojtjen e pakicës serbe. Mendoj se Kosova pastaj do të shpall pavarësinë dhe se shumica e bashkësisë ndërkombëtare do ta njeh këtë pavarësi.Shpresoj se kjo gjë do të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe se Serbia do të kuptojë trashëgiminë tragjike që krijoi Milosheviqit dhe të ndërtohet si një shtet modern e i hapur.
Ish-sekretarja britanike për zhvillim ndërkombëtar shton se Kosova sipas saj duhet të jetë e pavarur, por se arritja e nuancar e kësaj zgjidhje është e nevojshme për të evituar veton e mundshhme të Rusisë. Sitata kur Ahtisari do kishte propozuar pavarësinë e plotë të menjëhershme, ndërsa Këshilli i Siguirimit të ushtronte veto, nuk do ti ndihmonte Kosovës. Prandaj sipas saj Ahtisari përgaditi një plan inteligjent sipas të cilit Kosova në efekt do jetë e pavarur. Short është optimiste se kjo zgjidhje është e aftërt. Vetë njohja e pavarësisë ndoshta do të kërkojë pakëz kohë, por sipas saj, kjo është urë që duhet kaluar për të arritur deri te qëllimi.

Mështetëse e intervenimit të Natos, Short ishte pjesemarrese aktive ne qeverinë e atëhershme të kryeministrit Blair. E pyetur nëse atë kohë, ajo ka pritur se sot do të flasim rreth zgjidhjes së Kosovës, Short thotë bashkësisa ndërkombëtare është dashur të përcjell më me vëmendje ngjarjet në Kosove. Dështimi për tu marr më herët me çështje e statusit e la Kosoven në një situate pritjeje pa mundësi të ndërtojë veten.

Ne fillim pati ndihmë të madhe humanitare, Bashkimi Evropian ofroi një shumë të madhe parash. Por në aspektin afatgjatë, Kosova, duhet të jetë në gjendje të ndërtojë veten, të jetë pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, të huazojë nga banka botërore, banka evropiane për zhvillim dhe rindërtim e kështu me radhë. Për të qenë në gjendje të bëjë këtë, Kosova duhet të ketë sovranitet.

Sa i përket vetë intervenimit ushatarak të Natos, Short shton se bashkësia ndërkombëtare është dashur të ndërhynte shumë më herët, gjatë luftës në Bosnjë për të ndaluar spastrimin etnik të Millosheviqit. Do të ishte marrëzi e madhe për Evropën dhe bashkësinë ndërkombëtare sikur të kishte lejuar të vazhdojë tërë ajo vuajtje dhe spastrimi etnik në rajon, thotë Kler Short.


Kim Bytyci
http://www2.dw-world.de/albanian/