AHTISARI PARAQET PROPOZIMIN BEOGRADIT
Qëllimi i marrëveshjes është vendosja e themeleve për një Kosovë të arrdhshme të sigurtë dhe të qëndrueshme, ku të gjitha komunitetet: shqiptarët, serbët dhe të gjitha komunitetet e tjera do të jetojnë një jetë me dinjitet, siguri dhe ekonomikisht të qëndrueshme. Një Kosovë të arrdhshme e cila do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Këtë e tha sot i dërguari special ndërkombëetar, Marti Ahtisari duke paraqiti propozimin e vet për Kosovën. Ahtisari foli para gazetarëve pas takimit me presidentin Tadiq.Zoti Ahtisari nuk hyri në detaje të propozimit të vet duke u përqëndruar në aspektin ekonomik dhe atë të sigurisë. Marrvëshja, tha ai vë bazat e provizoneve specifike për mbrojtjen e jo-shqiptarëve në Kosovë përfshirë reprezentimin e garantuar në Kuvendin e Kosovës, në qeveri dhe sistemin juridik, formimin e një numri të komunave të reja me shumicë serbe me kompetenca shtuese veçmas në fushat e edukimit dhe të shëndetsisë. Poashtu parashihen rreth 40 pika fetare dhe kulturore që do të kenë zona të mbrojtura për të siguruar se kisha ortodokse serbe mbetet bashkësi e gjallë.
Duke nënvizuar rëndësinë ekonomike, Ahtisari tha se marrëveshja parasheh provizionet të cilat do të promovojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës përfshirë mundësitë që Kosova të aplikojë për anëtarësim para institucioneve financiare ndërkombëtare. Marrëveshja poashtu parasheh vendosjen e misionit civil ndërkombëtar i cili do të mbikqyr implementimin e marrëveshjes, derisa KFOR-i do të vazhdojë sigurojë mjedis të sigurtë duke ndihmuar institucionet e Kosovës gjithnjë derisa një gjë e këtillë të jetë e nëvojshme.
Z. Ahtisari përkujtoi se propozimi i tij është rezultat i negoaciatave intensive njëvjeçare përfshirë mëse 15 raunde të negociatave të drejtpërdrejta mes serbëve dhe shqiptarëve si dhe 26 vizita të ekspertëve ndërkombëtar në Prishtinë dhe Beograd. Konsultime u bënë edhe me partnerët kyç veçmas në grupin e kontaktit, anëtarët e Natos dhe BE-së
Kështu ai tha se propozimi tij është propozim kompromisi dhe se gjatë javëve të arrdhshme palët ftohen për konsultime të arrdhshme. Ndërmjetsuesi special shtoi se është i gatshëm të konsiderojë amendamentet konstruktive dhe integrojë zgjidhjet kompromisi që palët mund të arrijnë. Kjo është fazë e rëndësishme tha ai dhe shtoi se palëve u jepet mundësi të paraqesin komentet e veta. Më pas, zoti Ahtisari do të finalizojë propozimin e vet për t’ia paraqityr Këshillit të Sigurmit. Në këtë fazë ai do të elaborojë rreth çështjes së statusit final.
Duke iu përgjigjur pytjeve të gazetarëve, ndërmjetsuesi special refuzoi të prononcohet rreth vet statusit duke përsëritur se këtë do të paraqet në propozimin e tij final. Por ai përkujtoi se çdo konflikt ka historinë e vet dhe se kështu duhet vështrohet në një kontekst të këtillë individual. Sovraniteti është një ndër parimet e rëndësishme. Në botën ku jetojmë sot, liderët politik kan përgjegjësi të mbrojnë qytetarët e vet, ndërsa nëse ata dështgojnë në këtë obligim, bashkësia ndërkombëtare duhet të merr këtë përgjeghjësi të mbrotjes. Ai shtoi se sipas tij Kosova është rast i posaçëm dhe se si edhe në rastet tjetra që kanë kaluar nëpër krizë, duhet vështruar historinë dhe atë çka ka ndodhur në të kaluarën. Ish-presidenti finlandez nuk dëshiroi të spekulojë mbi vonesën e mundhsme të formimit të qeverisë serbe, Ahtisari përkujtoi se më 10 nëntor ai deklaroi se ai do të paraqet propozimin e vet pa ndonjë vonesë të domosdoshme pas zgjedhjeve në Serbi dhe se në këtë drejtim nuk ka befasi. Ai tha se parashikon që konsultimet rreth propozimit të tij të bëhen gjatë shkurtit. Thirrjet do ti dorëzohen Prishtinës dhe Beogradit dhe pritet që processi konsultimeve të fillojë nga 13 shkurti. Ai shtoi se në në bazë të rezultateve të zgjedhjeve siç duket, tani apo më vonë, personat e njëjtë do të gjenden në anën tjetër të tryezës së bisedimeve. Sa i përkët mundësisë së hyrjes së radikalëve në qeverinë serbe dhe implikimeve që një gjë e këtillë do të paraqiste, Ahtisari tha se ai nuk është për të të zgjedh bashkëbiseduesit e vet. Ahtisari shtoi se plani i tij ishte që të ketë një muaj konsultimesh para se të finalizojë propozimin por se tani mbetet të shihet nëse palët dëshirojnë konsultime apo jo. Kjo gjë do të përcaktojë orarin. Nëse nuk ka process konsultues Ahtisari tha se ai do do të konsultojë partnerët e ndryshëm dhe Sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara para se të finalizojë propozimin e vet.
K.B.
deutsche welle në shqip
<< Home