Thursday, February 28, 2008

BRAUN: AJO QË NDODHI NË KOSOVË ËSHTË E DREJTË

Pavarësia e Kosovës është rrugë e drejtë përpara. Prania e Natos dhe misionit të Bashkimit Europian ne Kosovë do të mundësojë ruajtjen e paqaës dhe stabilitetit. Kështu është shprehur kryeministri britanik Gordon Braun (Gordon Brown).


“Ajo që ndodhi në Kosovë është rrugë e drejtë përpara. Pavarësia e mbikqyrur u bë me paqë dhe stabilitet. Unë shpresoj se si rezultay i pranins së forcës të Natos dhe misionit civil të Bashkimit Europian atje, kjo do të vazhdojë, tha kryeministri britanik Gordon Braun. Kryeministri Braun shprehi shpresën se Serbia, përkundër tensionit dhe brengave të kuptueshme, do të shoh se ka arrdhmëri europiane. “Dhe ne do ta ndihmojmë atë në këtë drejtim” shtoi kryeministri Braun,

Kryeministri britanik theksoi rëndësinë e dorëzimit para Gjykatës së Hagës të të akuzuarve për krime të luftës Mladic dhe Karagjic. Duke iu përgjigjur pyetjes në Parlament lidhur me këtë, Braun tha se sjellja e këtyre dy personave para drejtësisë është shumë me rëndësi pas asaj që ndodhi në këtë pjesë të Europës.



Kim Bytyci

www.dw-world.de/albanian