MINISTRI LIBIAN NË LONDËR
Sekreatari i jashtëm britanik Uilliam Heg (William Hague) ka konfirmuar se ministrit tëi jashtëm të Libisë Moussa Koussa nuk do ti ofrohet imunitet.Moussa Koussa i cili arriti mbrëmë në Britani të Madhe po merret në pytje nga zyrtarët britanik në Londër.
Koussa ka thënë se nuk dëshiron më të punojë për Gadafin. Largimi i tij shihet si shenjë e rëndësishme për dobësimin e regjimit në Libi.
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Heg (William Hague) tha se Moussa ka dhënë dorëheqje dhe se regjimi i Gadafit po "shpartallohet nga brenda".
Nga ana tjetër Moussa është një personalitet me histori, i afërt me Gadafin i cili shihet i implikuar në rrëzimin e aeroplanit në Lokberri.
Moussa Koussa ka qenë de fakto ambasador i Libisë në Britani të Madhe prej vitit 1979 deri 1980 kur u dëbua nga Britania e Madhe pas një intervistë që kishte dhënë për gazetën britanike Times.
Në intervistë ai kishte arsyetuar vrasjen e disidentëve libian në Britani të Madhe dhe kishte shprehur admirim për IRA-në.
<< Home