Tuesday, May 10, 2011

SHIKO PËRPARA SHIKO PRAPA

Ushtrime para publikut, diskutime të hapura, koncerte publike; katër ditë me radhë, Forumi kulturore i Austrisë u ofron dashamirëve të muzikës klasike një eksperiencë unike. “Soundings” është iniciativë e kësaj qendre kulturore që ofron platformë për krijuesit e rinjë muzikor dhe rast bashkpunimi ndërkulturor.

Tani në vitin e tetë, në programin e këtij viti kthehen krijuesit tanimë të mirenjohur të gjeneratës së re të kompozitorëve. Reinhard Fuchs, Johannes Maria Staud dhe Joanna Wozny nga Austria , Ed Bennett, Joe Cutler dhe Emily Howard nga Britania e Madhe, janë gjashtë kompozitorët veprat e të cilëve do të interpreteohen nga artistet e njohur ndërkombëtar

Tom Lessels pranë klarinetit, Yshani Perinpanayagam piano, Rowland Sutherland me flutë derisa Lore Lixenberg siguron zërin. "Fidelio Trio" siguron violiën me Darragh Morgan,cellon nga Robin Michael dhe pianon me Mary Dullea.

Cdo ditë, dashamirët e muzikës mund të dëgjojnë personalisht ushtrimet e tyre në mëngjes dhe pas dite. Në selinë e Forumit kulturor të Austrisë, të pranishmit mund të marrin pjesë në diskutimet e hapura me krijuesit dhe mësojnë nga dora e parë më shumë mbi përvojën dhe sfidat e tyre.

Andrea Rauter, manezhere e projektit, thotë se një iniciativë e këtillë ofron një rast unik bashkëpunimi mes krijuesve të muzikës bashkohore. Shpesh këto takime rezultojnë në projekte të reja të përbashkëta.

Për publikun, një iniciativë e këtillë ofron eksperiencë unike të njohjes së drejtëpërdrejtë me krijimet bashkohore. Në një atmosferë të relaksuar, pjesëmarrësit diskutojnë me kompozitorët progresin e tyre dhe jetën muzikore si dhe ndryshimet në skenën bashkëkohore muzikore të Austrisë dhe Britanisë së Madhe.

Diskutimet udhëheqn nga Annette Morreau, shkrimtare dhe kritike, ndërsa pjesëmarrës të panelit janë edhe Andrew Burke nga London Sinfonietta, Andrew Kurowski, nga BBC, Mathias Losek nga Wien Modern, Clark Rundell nga Royal Northern College of Music.

Programi “Soundings” mbahet prej 10-13 May në Qendrën kulturore të Austrisë. Programi fillon në 10.30 respektivisht 11 në mëngjes Për programin e plotë mund të kontaktoni Qendrën kulturore të Austrisë ose Euro-korrespondentin.

Adresa e Forumit kulturor të Austrisë:

Austrian Cultural Forum London
28 Rutland Gate
London SW7 1PQ