Friday, April 29, 2011

ÇDO GJË GATI PËR CEREMONINË MBRETRORE

Mysafirët po arrijnë në Westminister Abbey për ceremoninë e martesës së Princ Williamit dhe Kate Middleton. Rreth 600 mijë veta pritet të gjenden nëpër qendër të Londrës sot për të vëzhguar ceremoninë. Mijëra njerëz janë vendosur nën cadra për të siguruar pamje më të mirë të ceremonies së sotme.


Përgatitjet e fundit të ceremenosisë u bënë dje. Kate Middleton përcolli ushtrimet e fundit në Westminister Abbey e shoqëruar nga vëllau i bashkëshortit të saj të arrdhshëm, Princ Harrit.

Rreth 50 krerë shteti janë në mesin e 1.900 mysafirëve të ftuar për ceremenoninë e martesës. Këto ditë ndërkaq kontraversë shkaktoi pikerisht lista e të ftuarve. Ftesa bërë ambasadorit të Sirisë në Londër u tërhoq pas raporteve mbi vrasjen e 400 protestuesve nga forcat e sigurisë gjatë disa javësh të shkuara. Ambasadori i Bahreinit më herët njoftoi se nuk do të marr pjesë në ceremoni.

Më herët gjatë javës u mësua se në mesin e ish-kryeministrave britanik që u ftuan për ceremoninë e sotme, nuk gjenden Tony Blair dhe Gordon Brown. Të ftuar janë John Major dhe Margaret Thatcher. Sipas shpjegimit që u bë, Major dhe Thatcher ndryshe të dy ish-kryeministra konzervator, janë anëtarë të Urdhërit të Garterit.

Ceremonia e sotme do të përcillet mes kamerave televizive nga miliona njerëz anëkënd botës.

Në programin zyrtar të lëshuar dje, Princ William dhe Kate Middleton u shprehën të prekshëm nga vëmendja që u është bërë nga publiku.

Ceremonia e martesës fillon në ora 11.00 në Westminister Abbey. Në ora 12.30, cifti bashkshortor do të arrijë në Pallatin e Bakingamit.

Policia thotë se 5.000 policë do të jenë në detyrë. Mëse 900 do të gjenden në rrugën ku kalon ceremonia rojale. Shumica e tyre janë në uniformë por disa edhe në rrobe civile duke u përzier me vëghuesit e ceremonisë.