Monday, July 18, 2011

DORËHEQJA E DYTË POLICORE LIDHUR ME SKANDALIN E PËRGJIMEVE

Ndihmës-komisioneri i policisë Metropolitane, Xhon Jets (John Yates) dha dorëheqje lidhur me skandalin e përgjimeve.

Jets është kritikuar për vendmin e tij të vitit 2009 për të mos ri-hapur hetimin rreth dyshimeve për puergjime nga gazeta News of the World (NoW).

Mësohet poashtu se ndihmues-komisioneri Jets, kishte kontrolluar kredibilitetin e ish-zëvendës kryeredaktorit të NoW para se të angazhohet si këshillues policor.

Dorëheqja e Xhon Jets, bëhet pas njoftimit të sotëm se ai ballafaqohet me suspendim. Autoritetet e Policisë Metropolitane i thanë Jets se ai do të suspendohet.

Dorëheqja e Xhon Jets është e dorëheqja e dytë policore lidhur me skandalin e përgjimeve. Dje (të dielen) Komisioneri i Policisë, Sir Poll Stevenson dha dorëheqje.

Në zhvillimet e tjera lidhur me skandalin e përgjimeve, Parlamenti britanik do të tubohet të muerkurën për të diskutuar zhvillimet rreth këtij skandali pas paraqitjes së magnatit medial Rupert Mërdok para parlamentarëve britanik.

Rupert Mërdok dhe biri i tij Xhejms Mërdok, ndryshe krye-ekzekutiv i News Corporation në Evropë do të paraqiten nesër (të martën) para grupit parlamentar për tu përgjigjur pyetjeve të deputetëve lidhur me skandalin e përgjimeve.

Poashtu para këtij grupi do të dal edhe ish-drejtoresha ekzekutive e News International Rebeka Bruks përkundër komplikimeve që pritej të shkaktohen pas arrestimit të saj të djeshëm lidhur me këtë skandal.

Lideri i opozitës laburiste Ed Miliband, ka kritkuar sërish kryeministrin David Kameron pse kishte punësuar ish-kryeredaktorin e NoW, Andi Kulson si drejtor për komunkim.