Monday, July 18, 2011

REBEKA BRUKS LIROHET NGA POLICIA

Ish-drejtoresha ekzekutive e "News International" (NI), Rebeka Bruks (Rebekah Brooks) u lirua nga policia. Bruks u arrestua dje lidhur me dyshimet për konspiracion përgjimi telefonik dhe korrupcion.

Arrestimi u bë pas arritjes së saj në stacion të policisë sipas takimit të caktuar më parë.

Bruks ishte kryeredaktore e gazetues në qendër të skandalit të puergjimit, News of the World, prej vitit 200 deri më 2003. Gjatë kësaj periudhe dushohet të jetë përgjuar telefoni i një vajze të zhdukur 12 vjecare.

Bruks e cila mohon akuzat, u mbajt në stacion të policisë deri në mesnatë. Ajo u lirua me garanci dhe duhet të paraqitet sërish në polici në tetor.

Bruks dha dorëheqje nga NI të premten.

Zëdhësi i ish-kryekzekutives së NI, tha se arrestimi ishte i papritur. Bruks e cila ishte ftuar në polici pas dorëheqjes nga kreu i NI, mendonte se do ti ndihmonte policisë me hetimin e tyre.

Arrestimi i saj i djeshëm mund të komplikojë daljen e saj para grupit parlamentar për tu përgjigjur lidhur me skandalin e përgjimit. Paraqitja e saj është planifikuar puer nesër kur poashtu para këtij grupi parlamentar do të dalin edhe magnati medial Rupert Muerdok (Rupert Murdoch) dhe i biri i tij, Xhejms Mërdok (James Murdoch). Nuk është e sigurtë se sa mund të puergjigjet nue pyetje pas arrestimit dhe nëse ajo do të paraqitet sue bashku apo vecmas nga Rupert dhe Xhejms Mërdok.

Nue një zhvillim tjetër lidhur me skandalin e puergjimit, shefi i policisë Metropolitan Sir Poll Stevenson (Sir Paul Stephenson) dje dha dorëheqje.

Zyrtari më senior i policisë në Britani të Madhe, u ballafaqua me kriticizëm për shkak se kishte angazhuar me punë ish-zëvendës kryeredaktorin e gazetës "News of the World (NoW), Nill Uollis (Neil (Wallis)". Ish-zëvends-kryeredaktori u arrestua nga policia lidhur me skandalin e puergjimit.

Policia londineze është kritikuar për vendimin e mëhershëm për të mos hapur hetimin mbi dyshimet e përgjimit.

Sir Pol Stevenson, me rastin e dorëheqjes së vet, tha se lidhjet e tij me gazetarin në fjalë mund të vështërsonin hetimin. Ai poashtu tha se nuk kishte pasur dijeni lidhur me përmasat e përgjimit telefoni.

Sekretarja e jashtme e shtetit, Teriza Mej (Theresa May), shprehi keqarrdhje për largimin e shefit të policisë.

Kryeministri David kameron (David Cameron) tha se Sir Poll Stevenson pati një karierë të shquar dhe i dueshroi cdo të mirë nue të ardhmen.

Rebeka Bruks është personi i dhjetë të arrestohet lidhur me skandalin e përgjimit, puerfshirue ish-drejtorin për komunkim të kryeministrit britanik, Andi Culson (Andy Coulson).