PARLAMENTI BRITANIK TË DISKUTOJË SKANDALIN E PËRGJIMEVE
Kryeministri britanikm David Kameron (David Cameron) ka thënë se parlamenti do të tubohet të mërkurën për të diskutuar zhvillimet e fundit lidhur me skandalin e përgjimeve.Parlamenti është dashur të mbyllet të martën për pushime verore, për gjashtë javë.
Deputetët e partisë laburiste kan kërkuar vazhdimin e punës së parlamentit për një ditë për të diskutuar skandalin e përgjimeve pas paraqitjes së magnatit medial Rupert Muerdok, dhe ish-komisioneirt të Policisë Metropolitane, Sir Poll Stevenson, para grupit parlamentar.
Rupert Mërdok dhe Sir Poll Stevenson duhet të paraqiten para grupit parlamentar nesër.
Kryeministri David Kameron i cili gjendet puer vizitë në Afrikë, ka thënë se është e drejtë për të lëshuar një deklaratë dhe përgjigjur në pyetjet që mund të dalin pas dëgjimit të grupit parlamentar.
Poashtu nesër para këtij grupi parlamentar do të dalin edhe i biri i Rupert Mërdokut, Xhejms Mërdok, krye-ekzekutiv i News Corporation në Evropë, si dhe Rebeka Bruks ish drejtoresha ekzekutive e News International. Paraqitja e Bruksit e cila kishte pranuar ftesën e parlamentarëve që në fillim, u komplikua pas arrestimit të djeshëm, por ndërkohue është konfirmu se ajo do të paraqitet në këtë dëgjim.
Vendimi mbi vazhdimin e punës së parlkamentit duhet të merret nga kryetari i parkamentit.
Kryeministri David Kameron është kritikuar për kohën e vizitës së tij në Afrikë. Kameron mbrojti vendimin e vet duke thënë se fakti se udhëtoni nuk do të thotë se humbni kontaktin me zyrën.
Ai poashtu mohoi se ka ngjashmëri midis vendimit të tij për të angazhuar ish-kryeredaktorin e gazetës News of the World si drejtor për komunkim, dhe të ish-komisionerit të policisë për të angazhuar zëvendës-kryeredaktorin e kësaj gazete si këshillues.
Nduerkohë po shtohen thirrjet për dorëheqjen e ndihmës-komisionerit të policisë, Xhon Yets (Paul Yates). Pritet që komitetit i standardeve të Autoriteteve policore do të lëshojë deklaratë lidhur me pozitën e tij.
Poashtu mësohet se Zyra për mashtrime serioze do të shqyrtojë thirrjet nga një deputetë laburist për hetimin e pagesave jasht-gjyqit që u janë bërë disa viktimave të përgjimit. Pagesat janë autorizuar nga Xhejms Mërdok, i biri i magnatit medial Rupert Mërdok dhe krye-ekzekutiv i News Corporation në Evropë.
<< Home