Paul McCartney viktimë e mundshme e përgjimit
Paul MaCartney ka shprehur dyshimin e vet se siç duket edhe ai ka qenë viktimë e përgjimit. Duke folur në SHBA, gjatë ternut amerikan, ylli i shquar muzikor, ka thenë se do të kontaktojë policinë pas kthimit në Britani të Madhe.Ish-anëtari i bendit legjendar Beatles, ka thënë se përgjimi është shkelje e tmershme e jetës private.
"Kur të kthehem (në Britani), pas këtij turneu, do të shkojë në polici sepse siç duket unë jam përgjuar", ka thënë McCartney në Ohio. Ai shtoi se si dëshiron të dëgjojë faktet para se të bëjë komente lidhur me këtë.
Më parë, ish-bashkëshortja e tij, Heather Mills, i tha televizionit të BBC-së se si telefoni saj ishte përgjuar. Ajo tha se një gazetar i gazetës Mirror kishte pranuar se kishte përgjuar porositë që Paul McCartney i kishte lënë në telefonin e saj.
Heather Mills atë kohë ishte dashnore e ish-Bitelsit, dhe sipas saj porosia e përgjuar ishte lënë pas njue argumenti që ajo kishte pasur me të. Mills kishte shkuar në Indi pas këtij argumenti, dhe McCartney kishte lënë porosinë për tu pajtuar.
Mills tha se gazetari i gazetës Mirror i kishte telenonuar asaj duke cituar nga porosia e lënë në telefonin e saj.
McCartney dhe Hills ishin të martuar prej vitit 2002 deri në vitin 2008.
<< Home