Wednesday, August 03, 2011

Zbulohet filmi i parë i Hiçkokut

Fragmente nga filmi i parë i regjisorit të famshëm britanik, Alfred Hitchcock (Alfred Hiçkok) është zbuluar në Zelandën e Re.

Filmi "Hija e bardhë" ishte gjiruar në vitin 1923. Hitchcock ishte 24 vjeçar.

Incizimet nga filmi u gjetën në mesin e disa incizimeve të paidentifikuara amerikane, që ishin lëne në Arkivën e filmit të Zelandës së re në vitin 1989.

Hitchcock ishte shkrimtar, ndihmës regjisor, redaktor dhe dezajner i produkcionit të këtij filmi. Në film luanin Clive Brook (Klajv Bruk) dhe Betty Comspon (Beti Kompson).

David Sterrit, kryetar i Shoqatës Nacionale të kritikëve të filmit, e quajti këtë zbulim ndër më të rëndësishmit në memorjen e gjallë.

Nga Arkiva e filmit u tha se filmi ishte "melodramë e egër dhe atmosferike".

Alfred Hitchcock më vonë gjiroi filmat e famshëm klasik si "Psiko" dhe "Zogjët". Ai vdiq në vitin 1980.