Skandali manipulimit bankiar
Shefi i bankës Barclays, Bob Diamond, ka refuzuar të jap dorëheqje pas zbulimit të praktikave të parregullta nga stafi i i bankës.Brclays, një ndër bankat më të mëdha britanike u dënua me gjobë prej 290 milion funta për shakak të manipulimit të kursit të huazimit ndërbankiar.
Gjobas u bë të mërkurën nga autoritetet financiare britanike dhe amerikane të cilat hulumtuan mundësinë se disa banka kan manipuluar kursin e ashtuqujtur Libor sipas të cilit ata huajzë fonde mes vete.
Hulumtuesit konkluduan se tregtarët e bankës Barclays kan gënjyer për ta paraqitur bankën më të sigurtë gjatë krizës ekonomike dhe nganjëherë në bashkëpunim me tregtarët nga bankat e tjera, për të bërë profit.
Sekretari britanik i financave, Gjorgj Osborn (George Osborne) ka konfirmuar se nën hulumtim janë edhe bankat HSBC, RBS, Citigroup dhe UBS.
Thirrjet për dorëheqjen e shefit të Barclays, u bënë nga disa deputetë britanik. Mbrëmë, ish-lideri i LiberalDemokratëve, Lordi Ashdaun tha se pozita e z. Diamond është e paqë
Kryeministri britanik tha të enjtën se menagjerët e bankës, i presin pyetje serioze. Lideri i laburistëve, Ed Milliband, tha se personat që bënë keqpërdorimet duhet të ballafaqohen me procesin legal.
Bob Diamond ka pranuar kërkesën për të dhënë evidencë para parlamentarëve. Në letrën e tij ai gjykuar sjelljen "një numri të vogël" të punëtorëve të cilët janë orvatur të krijojnë profit personal.
Barclays dhe bankat e tjera ballafaqohen me kërcënimet për hulumtim kriminal në Britani të Madhe rreth këtij skandali.
<< Home