Shefi i Barclays jep dorëheqje
Kryeekzekutivi i bankës Barclays, Bob Diamond ka dhënë dorëqje sot (të martën) me efekt të menjehersheëm.Dorëheqja vje pas gjobës prej 290 milion funta që iu bë kësaj banke për shkak të manipulimit tër kursit kreditor Libor dhe Euribor. Fjala është për kurset sipas të ciliave bankat huajzë fondet mes vete.
Politikanët nga partitë kryesore britanike kan përshëndetur vendimin e tij për tu larguar nga posit i vet.
Sekretari i financave, George Osborne tha se vendimi i tij është i mirë për bankën dhe për vendin, sepse vendit i duhen bankat que janë të fokusuar të ndihmojnë ekomoninë e jo në skandalet e kaluara.
Lideri i laburistëve, Ed Miliband, tha se dorëheqja e tij ishte e drejtë dhe ka ftuar për hulumti bankiar të udhëqur nga një gjykatës.
Bob Diamond më parë refuzoi të jap dorëheqje. Të hënën u njoftua se kryetari i bankës Marcus Agius do të jap dorëheqje. Agius tani merr përsipër kontrollin e përditshëm të bankës derisa të emrohet shefi i ri ekzekutiv.
Në letrën e tij të dorëheqjes, zoti Diamond shprehi keqardhje për impresionin e krijuar lidhur me bankën Barclays dhe punëtorët e saj duke thënë se një impresion i tillë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta.
Bob Diamond ishte një ndër kryekzekutivët më të paguar në Britani të Madhe. Vitin e shkuar ai u pagua 20 milion funta.
Bob Diamond do të dal të mërkurën para parlamentarëve për tu përgjigjur pyetjeve të tyre lidhur me skandalin e manipulimit të kursit bankiar. Mësohet se rreth 20 banka po hulumtohen lidhur me këtë çështje mes të cilave bankat e njohura botërore Citigroup, HSBC, UBS. RBS. Këto ditë mësua se RBS kishte pushuar nga puna katër tregtarë të vetë rreth rastit Libor.
Thirrjet për ndryshime në sistemin e kursit bankiar Libor dhe më gjerë po shtohen. Shefi i Bankës britanike ka ftuar për ndryshime në kulturën bankiare.
Qeveria ka njoftuar dy hulumtime parlamentare rreth kursit Libor dhe standardeve bankiare.
<< Home