Drejtori i përgjithshëm i BBC-së jep dorëheqje
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së George Entwistle ka dhënë mbrëmë dorëheqje pas kritikave që pasuan një ndë rogramet kryesore të lajmeve.
Dorëheqja e tij vjen pas krtikave që u bënë ndaj BBC pas raportit mbi abuzimin seksual që implikoi një politikan senior të partisë konzervatore. Raporti u transmetua në një programet më të njohura informative "Newsnight".
Në program nuk u përmendën emra, por pasuan spekulimet rreth identitetit të politikanit, veçmas në mediumet shoqërore si Twitter. Një ndër emrat më të spekuluar, Lord McAlpine, politikan senior nga koha e qeverisë së Margaret Thatcher, doli publikisht për të mohuar fuqimisht çfardëdo lidhje me këto akuza.
BBC kërkoi falje publike të premten. Një ditë më vonë drejtori i përgjithshëm, George Entwistle i cili në detyrën e vet gjendet më pak se dy muaj dha dorëheqje.
BBC muajin e kaluar u gjet në qendër të kritikave lidhur me një raport tjetër, po në këtë program informativ: Newsnight, mbi abuzimet seksuale. Në këtë rast fjala ishte për mos-transmetimin e një raporti mbi abuzimin seksual që thuhet të ketë bërë ndër ndër yjët televizive gjatë disa dekadave të kaluara.
Detyrën e drejtorit të përgjithshëm të BBC-së përkohsisht e merr i BBC-së Tim Davie deri tani me radio BBC.
<< Home