Wednesday, January 16, 2013

Dy të vdekur në aksidentin ajror në Londër


Dy persona kan vdekur me rastin e aksidentit ajror sot në Londër. Nëntë të tjerë janë lënduar kur helikopteri goditi vinçin në pjesën jugore të Londrës. Aksiedenti ndodhi në orët e mëngjesit, në pjesën jugore të lumit Temz në Londës, Zjarr dhe tronditje u shkaktua në vendin e aksidentit, jo aq larg Parlamentit britanik.

Sipas informatave të deritshme një nga viktimat ishte në helikopter ndërsa viktima tjetuer thuhet të kishte qenë në godinën afër vendit të ngjarjes.

Policia momentalisht nuk konfirmon më shumë të dhëna mbi idetntitetin e viktimave.

Në konferencën e sapopërfunduar për shtyp, u tha se nuk ka rrezik për shëndet nga materialet e lëshuara nue ajër gjatë aksidentit. Orvatje po bëhen të sigurohet vinçi dhe godin ku ishte i vendosur.