Wednesday, April 17, 2013

Fillon ceremonia e varrimit te Lady Thatcher





Procesioni i varrimit të ish-kryeminitres britanike Margaret Thaçer ka filluar.

Arkivoli i saj u bart nga Pallati i Westministerit drejt Katedralës sue Shën Polit ku do mbahet ceremonia e varrimit.

Mbretëresha britanike, Elisabeta e Dytë do të marr pjesë në ceremoninë e varrimit së bashku me kryeministrin britanik dhe mese 2000 të ftuar. Ndër të pranishmit do të jenë personalitete nga 170 vende botërore si dhe ish-kryeministrat britanikë dhe lideri i opozitës.

Katër mijë policë janë në shërbim.

Deri tani nuk ka pasur shenja proteste në rrugë. Policia ka thënë se protesta paralajmëruar përfshirë në rrugën ku do të kalojë arkivoli. Protestuesit dëshirojnë të shënojnë kundërshtimin e tyre ndaj politikës së Lady Thaçer kur ishte në pushtet.

Kryeministri britanik tha thënë se ceremonia e varrimit të ish-kryeministres  është homazh për një kryministër të madh.

Margaret Thaçer ishte kryeministrja e parë femër në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo ishte lidere e Partisë konzervatore kur kjo parti filloi zhjedhjet parlamentare në vitin 1979, Ajo pastaj filloi edhe dy zgjedhje në krye të kësaj partie dhe nga pushteti u largua në vitin 1990 pas kundershtimit brenda partiak.

Lady Thatcher vdiq më 8 prill në moshën 87 vjeçare.

Në ceremoninë e varrimit të saj do të jenë të pranishëm 11 kryeministra botërë, 17 minitra të jashtëm
si  dhe dy kryetar shteti. 32 anëtarë të qeverisë prezente britanike së bashku me 30 ish-anëtarë qeverie
gjatë kohës së qeverisjes së saj do të jenë poashtu prezent sot.