Monday, April 08, 2013

Vdes Margaret Thaçer




Ish-kryeministrja britanike, Margaret Thatcher ka vdekjen sot në moshën 87 vjeçare.

Lady Thatcher vdiq nga pika, u njoftua nga familja e saj.

Margaret Thatcher ishte femra e pare të bëhet kryeministër. Ajo ishte lidere e konzervatorëve në vitin 1979 kur u bë kryeministresh. Në këtë post qëndroi deri në vitin 1990 kur u largua për shkak të kundërshtimeve brenda parties së saj.

Në vend të saj atë kohë erdhi lideri i ri i konzervatorëve, John Major.

Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vendi ka humbur një personalitet të madh publik. Ajo shërbeu mire dhe tregoi guxim të madh në këtë gjate sherbimit te saj.

Cameron i cili  ndodhet në Madrid, ka anuluar planet për takimin me presidetin francez (Francois Hollande, për tu kthyer në Britani të Madhe.

“Në kohën kur ndaj politikanëve shumë shpesh po tregohet indifference, është lehtë të harrohet se Britania u udhëhoq nga një grua që zgjon pasion tek kritiket dhe mbeshtetesit..

Ish-kryeministrja Thatcher do të varroset me nderime të plota ushtarakle. Ceremonia e varrimit do të bëhet në katedralen e Shën Polit.

Margaret Thatcher u lind më 13 tetor 1925. E bija e pronarëve të shitores se prodhimeve ushqimore, në parlament hyri më 1970. ajo me 1970 u bë ministre për edukim ndërsa më 1975 u zgjodh lidere e parties konzervatore.

Nën qeverisjen e saj, Britania e Madhe implementoi një program të gjerë privatizimi të industrive nën pronen shtetërore. Ajo poashtu ishte në krye të qeverisë gjatë kohës së pushtimit të ishujve Falkland nga Argjentina më 1982 kur Britania intervenoi kundër këtoj pushtimi.

Në vitin 1984, IRA tentoi ta vras gjatë konferences vjetore partiake që mbahej në qytetin e Brightonit.

Lady Thatcher mbështeti inkuadrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian, Gjatë viteve të fundit në post, ndërkaq u bë njohur si euroskeptike.

Ish-kryeministrja britanike ishte  mbështetëse e intervenimit në Kosovë. Ajo pati kritikuar  "dobësinë" e vendeve perendimore në qëndrimin e tyre ndaj Millosheviqit gjatë luftuerave në Ballkan. Në një fjalim në vitin 1999, Lady Thatcher ftoi për pavarësinë e Kosovës fillimisht në mbikqyrjen ndërkombëtare.

Presidenti Obama tha se bota ka humbur një kampion të madh të lirisë.