Wednesday, April 17, 2013

Udhetimi i fundit i Baroneshes Thatcher

Me nderime të plota ushtarake dhe në praninë e mëse 2000 të ftuarve, ceremonia e varrimit të Baroshës Thatcher u mbajt sot  në Londër.

Arkivoli i saj , u soll nga Pallati i Westminister deri Katedralën e Shën Polit në ushëtimin e fundit të  femrës së parë të bëhet kryeministre në Britani të Madhe.

Mbretëresha Elisabeta e Dytë mori pjesë në ceremoni. Kreeministri britanik, tre ish-kryeministra dhe anëtarë të qeverisës prezentesi dhe ish qeveritar poashtu ishin në pranishëm, së bashku me personalitete politike botërore nga mëse 170 vende.

Mijëra veta dolën në rrugë për ti shprehur nderimet e veta fundit ndaj kryeministres me shërbim më të gjatë në memorjen e gjallë.

Disa protestues poashtu dolën në rrugë për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj politikës së saj gjatë qeverisjes së vet.


Zyrtarisht ky varrim nuk ishte shtetërorë, siç ishte fjala vjen varrimi i ish-kryeministrit Winston Churchill, Në praninë e anëtarëve nga tri forcat ushtarake, ceremonia ishte e nivelit ç'farë ishte parë gjatë varrimit të Nënës Mbretëreshë më 2002.



Kryeministri David Cameron dhe mesa e Lady Thatcher lexuan gjatë ceremonisë në Katedralën e Shën Polit.  Programi i ceremonisë ishte planifikuar nga vetë zonja Thatcher e cila kishte shprehur dueshirën që kryeministri i i ditës të bëjë leximin e dytë gjatë cerremonisë.


Tre ish-kryeministrat britanik, Tony Blair, Gordon Brown dhe John Major ishin të pranishëm së bashku me anëtarët e familjes së baroneshës, trashëgëmia e së cilës ndan opinionin në ithtarë dhe kundërshtarë të pasionuar të politikës së saj.

Margaret Thatcher ishte lidere e konzervatorëve kur kjo parti erdhi në qeverisje në vitin 1979. Ajo pastaj fitoi edhe dy zhjedhje parlamentare në krye të kësaj partie. Nga posti i kryeministrit u largua më 1990 për shkak të këdshtimeve ndërpartiake.