Friday, March 28, 2008

BRITANIA E MADHE DHE FRANCA ME VIZION TË PËRBASHKËT

Madje para se të arrijë, vizita e presidentit Nikolas Sarkozi (Nicolas Sarkozy) u përcoll me intereim të gjerë. Paralajmërimi mbi marrdhënie më të ngushta mes dy vendeve zunë një vend të vecantë në mediumet e këtushme. Me të arritur, presidenti Sarkozi bëri të qartë vizionin e vet mbi madhëdhënniet e ngushta me Britaninë e Madhe. Të dy vendet, tha ai, kurr nuk kan qenë më afër. Duke folur para Palramentit britanik, presidenti francez tha se ai dëshiron “vëllazërim” të ri dhe shtoi se lidhjet midis dy vendeve janë më fuqishme se dallimet mes tyre.

“Britania e Madhe dhe Franca duhet të punojnë së bashku për ti ballafaquar çështjet e energjisë, imigracionit,sigurisë dhe mbrojtjes”, tha Sarkozi.

Thirrjet e tij nuk mbetën pa jehonë. Kreministri britanik Gordën Braun (Gordon Brown) paraljmëroi një varg masash të cilat do të thellojnë dhe përforcojnë marrëdhëniet mes Britanisë së Madhe dhe Francës.

“Kjo vizitë shtetërore dhe ky samit nuk janë vetëm rikujtim i aleancës historike. Ato poashtu shënojnë fazën e re në marrëdhëniet dinamike mes Britanisë së Madhe dhe Francës”, tha kryeministri Braun duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp.

“Ne u pajtuam se do të thellojmë dhe përforcopjmë partneritetin mes dy vendeve”, shtoi kryeministri britanik.

Të dy vendet do të mbajnë samite të rregullta dhe intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e imigracionit, ekonomisë dhe mbrotjes.

Kryeministri britanik shtoi se Britania dhe Franca kan vizion të përbashkët për të arrdhmen e Europës. “Dy vendet tona janë në zemër të Euopës ç’farë dëshirojmë, të drejtuar përpara dhe me fokus global”.

Kryeministri Braun theskoi dëshirën e dy vendeve për marrëdhënie të ngushta me partnerët amerikan.

“Ne pajtohemi se vetëm duke punuar së bashku mund të merremi me sfidat që ballafaqohnmi nga terrorizmi, ndryshimet e klimës, sëmundjet dhe shtetet e dështuara”.

Braun shtoi se Britania e Madhe dhe Franca, duke punuar së bashku mund të jenë fuqi edhe më e madhe për të një të arrdhme më të mirë në botë.

Presidenti Sarkozi nënvizoi edhe një herë epokën e re të miqësisë. Por edhe ftoi për një rol më të plotë të Britanisë së Madhe në Bashkimin Europan. Në shenjë mirënjohje personale, prezidenti Sarkozi shtoi se përkundër faktit se dy liderët vijnë nga kënde të ndryshme politike, ata qëndrojnë “në valë të njëjta”.


Kim Bytyci


www.dw-world.de/albanian