Wednesday, April 30, 2008

BRITANIA E MADHE DËRGON TRUPA SHTUESE NË KOSOVË

Britania e Madhe do të dërgojë në Kosovë një forcë shtuese, u njoftua nga Ministria e mbrojtjes britanike. Një battalion prej 600 trupash do të shkojë në Kosovë si pjesë e Natos për të ndihmuar me aktivitetet e tyre paqëruajtëse.


Njoftimi për dërgimin u bë nga ministry i mbrojtes Des Braun (Des Broëne). Në deklaratën me shkrim bërë në Parlament, ministri Braun tha se kjo vendosje trupash do të demonstrojë angazhimin e Britanisë për sigurinë e rajonit. Vendosja do të sigurojë fleibilitet shtues për Naton në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Nga ministria e mbrojtjes mësohet se kërkesa është bërë nga Nato-ja. Fjala është për vendosje rutnore e jo për ndonjë mundësi tensioni shtues. Si pjesë e rotacionit, Britania e Madhe është përgjegjëse për sigurimin e trupave rezervë për gjashtë muajt e parë të këtij viti.

Ministri i mbrojtjes Des Braun tha se që nga janari i ketij viti, Britania e Madhe kishte radhën për të siguruar Batalionin e gatishmërisë më të lartë për një periudhë prej 6 muajsh. Ky është angazhim afatgjatë që Britania përmbush sipas rotacionit me Italinë dhe Gjermaninë”, tha më tej Des Braun.

Ministri i mbrojtjes, shtoi se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur zhvillime positive nga ana e qeverisë së Kosovës për të përmbushur obligimet nga plani i Ahtisarit, përfshirë miratimin e kushtetuës së re. Bashkimi Evropian dhe Natoja poashtu kanë shënur progress në përgatitjet për marrjen e përgjegjësisë sipas planit të Ahtisarit.

Gjatë kësaj periudhe, situata e sigurisë ka mbetur e tensionuar, dhe ka pasur incidente sporadike dhune. KFORI në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare policore të Natos, po bënë orvatje të mëdha për tu marrë me këtë dhe për të ruajtur një mjedis të sigurtë, shtoi mes tjerash minuistri britanik i mbrotjes, Des Braun.

Në Kosovë momentalisht gjendet 150 trupa britanike. Batalioni prej 600 trupave shtuese britanike do të arrijnë në Kosovë kah fundi i majit. Trupat shtuese britanike do qëndrojnë në Kosovë për një muaj, më saktësisht deri më 30 qershor të këtij viti.

Kim Bytyci
www.dw-world.de/albanian