Tuesday, April 01, 2008

DAVID KAMERON: TË MËSOJMË NGA HISTORIA NË BALLKAN

Pavarësia e Kosovës nuk duhet shfrytëzuar për ri-hapjen e kufijve në Ballkan. Nëse për ruajtjen e stabilitetit atje nevojiten trupa shtuese, kjo gjë duhet bërë. Kështu u shpreh mes tjerash lideri i partisë udhëheqëse opozitare britanike, David Kameron (David Cameron).

Ne duhet të jemi shumë të qartë se njerëzit në Kosovë kan shprehur qartë mendimin e vet dhe se statusi në limbo nuk mund të vazhdonte. Prandaj , tha Kameron, ne mbwshtesim idenë mbi statusin e pavarur të Kosovës. Por njëkohësisht kjo gjë nuk duhet të shfrytëzohet për të ri-hapur cështjen e kufijve dhe për të thënë se Republika Srpska duhet trajtuar tani ndryshe e kështu me radhë. Poashtu ne duhet të jemi të qartë se nëse nevojitet vendosja e trupave shtuese për të ruajtur stabilitetin, kjo gjë duhet bërë. Mendoj se është shumë me rëndësi që kjo gjë të bëhet e qartë. Mendoj se ky është qëndrimi që duhet të mbajmë. Të mësojmë nga historia në Ballkan ku ndoshta në të kaluarën, ishim tejet të ngadalshëm në theksimin qartë të pozitës sonë dhe masave që sipas nesh duhej marrë, tha lideri i Partise konzervatore britanike, David Kameron.