Saturday, May 10, 2008

LIVERPULI 2008: KRYEQENDËR KULTURORE EUROPIANE

Derisa pishtari olimpik, po përcillet sivjet me protesta të ndryshme, një “pishtar” tjetër muaj të tërë po qëndron qetazi në Liverpul të Britasë së madhe. Fjala është për pishtarin kulturor europian të njohur si “kryeqytet kulturor europiane”.

Çdo vit, ky “pishtar” kalon nga qyteti në qytet nëpër Europë për të qëndruar për një vit dhe festuar krijimtaritë kulturore të Europës. Këtë vit, ky titull i takoi qytetit të Liverpulit.

I vendosur në veripërndim të Britanisë së Madhe, pas lindjes së tij në vitin 1208, qyteti i Liverpulit u rrit në një ndër portet më të njohur botërorë duke lidhur veçmas Britaninë e Madhe me kontentin e ri amerikan.. Gjatë Perandorisë britanike ishte qyteti i dytë pas Londrës. Stagnimi ekonomik gjatë shekullit të 20 dhe reduktimi I tregjeve të eksportit, goditi veçmas qytetin e Liverpulit. Rilindja moderne shndërroi këtë port në qytet modern kosmoplitan.

Ky qytet njëherësh përmban disa nga objektet më të njohura të arkitekturës moderne europiane. Porti i dikurshëm kryesor britanik, sot ndoshta është më e njohur si vendlindja e bendit legjendar The Beatles.

Gjatë tërë vitit, Liverpuli është qendër e ngjarjeve të numërta kulturore, nga arti, muzika, teatri, sporti e kështu me radhë.

Këtë verë pa dyshim do të shënojë ekspozia magjepse “Arti në kohën e avullit” e hapur muajin e shkuar në gallerinë e njohur, Walker Art Gallery” ne qendër të Liverpulit. Ekspozita ka për temë ndikimin e hekurudhave në artistët legjendar të shekullit të 19 dhe atij 20 më saktësisht, mënyrën në të cilën artistët reaguan ndaj ndikimit të hekurudhave në natyrë dhe shoqëri. Me rreth 100 piktura, fotografi, vizatime, kjo ekspozita më e madhe deri tani e këtij lloji.

Manet, Van Gogh, Monet, Frith, Solomon, Pisarro, janë vetëm disa nga artistët punimet e të cilëve prezentohen në këtë ekspozitë.

Vizitorët do të mund të kalojnë qaste unike prane pikturave të njohura të zhanreve kryesore të shekullit të 19 dhe 20. Ekspozita është e hapur deri më 10 gusht të këtij viti.

Për dashamirët e artit visual, të përmendim edhe ekspozitën e piktorit austriak Viktor Klimt që do të hapet në fund të këtij muaji në gallerinë tate Liverpul. Me fokus në jetën dhe artin e piktorit, ekspozita merret me rolin e tij si themelues dhe udhëheqës i grupit progresiv inovues të njohur si Shkëputja e Vjenës., vizioni i të cilëve kërkonte unitet të ri mes artit dhe shoqërisë.

Ekspozita do të jetë e hapur deri me 31 gusht.

Kim Bytyci