Friday, May 23, 2008

LORD PATTEN: PAVARËSIA E KOSOVËS ALTERNATIVA E VETME

Zgjidhja e Kosovës nuk kishte alternative tjetër. BE-ja duhet të jetë unike ndaj kësaj çështje. Anëtarësimi në BE është çështje serioze dhe kërkon respektimin e qartë të standardeve europiane. Kështu mendon Kris Paten (Chris Patten), ish-përfaqsues europian për marrëdhënie të jashtme. Fillimisht, Lord Patten komenton faktin se disa vende të BE-së akoma nuk kan njohur Kosovën.


“Mendoj se ështe gabim tejet i madhë që disa vende anëtare shohin Kosovën nën prizmën e argumenteve të devolucionit të brendshëm politik. Arsyeja pse Kosova nuk mund të futej më brenda Serbisë është reagimi shumëvjeçar ndaj Millosehviqit dhe dominimit të Serbisë atje.

Çfo konkludimi tjetër ishte i pamundshme. Lord Paten shton se është veçmas fatkeqësi politike për BE–në që aty ku pati gatishmëri për intervenim ushtarak, tani nuk ka gatishmëri të pranoht poashtu unikisht zgjidhja e saj politike.

Lidhur me qëndrimin ndaj Ballkanit dhe BE-në përgjithsi, ish përfaqsuesi europian për marrëdhënie të jashtme, pozitën e vet e quan të prerë.

“Mendoj se anëtarësimi në BE është çështje serioze. Sipas mendimit tim, ne ishim tepër entuziast ndaj argumenteteve politike gjatë procesit të anëtarësimit të Bullgarisë dhe Rumanisë, në vend që të insistojmë në përmbushjen e obligimeve për anëtarësim. Lord Patten thotë se sipas mendimit të tij BE-ja i lakoi rregullat për ti mundësuar Bullgarisë dhe Rumanisë anëtarësimin e shpejtë. BE-ja la veten të besojë se fjala vjen Bullgaria, ishte serioze ndaj zgjidhjes së problemit të krimit të organizuar dhe korrupcionit. “Ky është një problem i akoma tejet i madh”, shton ai.

Kur është fjala për Ballkanin, Lord Patten thotë se rruga drejt BE e definuar përmes procesit të stabilizimit dhe asociimit është rrugë shumë serioze. Të tilla ishin marrëveshjet me vendet e Europës qendrore dhe lindore që tani janë vende anëatre të BE-së.

“Ne nuk duhet të jemi të gatshëm ti dobësojmë këto standarde, ti lakojmë rregullat për të ndihmuar këtë apo atë parti politike gjatë fushatës parazgjedhore”. Pozita e partive pro-eruopiane në Serbi dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor do të përforcohet shumë më sukssesshëm nëse BE-ja këmbëngul mbi standardet e veta. Si mund seriozisht Serbia të ec shpejt drejt BE nëse akoma refuzon të respektojë ligjet e ndërkombëtarfe dhe Tribunalin e Hagës. Nëse p.sh.akoma fsheh Ratko Mladiqin.

BE-ja mbjati qëndrim këmbëngulës ndaj Gotovinës në rastin e Kroacisë, thotë Lordi Paten. Bashkimi Europian duhet të jetë i qartë lidhur me standardet e veta. Një qëndrim i këtillë është në interest ë vet vendeve ballkanike, thotë mes tjerash Lordi Paten .

Kim Bytyci