SVILANOVIQ: KOSOVA JO TEMË NË NEGOCIATA QEVERITARE
Koalicioni i mundshëm qeveritar në Serbi është mes bllokut pro-europian dhe Partisë Socialiste. Humbës i vërtetë i zgjedhjeve është partia e kryeministrit Koshtunica. Qeveria e re do të vazhdojë rrugën pro-europiane. Politika ndaj Kosovës nuk do të ndryshojë. Fillimisht, Svilanoviq përgjigjet në pyetjen se kur mund tue presim formimin e qeverisë re."Afati i parë për formimin e parlamentit do të jetë me siguri nga 21 qershori kur do të fillojë afati tremujor për formimin e qeverisë".
Kjo për shkak se zgjedhjet do të përsëriten në një apo dy qendra votimi pavarërsisht se rezultati nuk do të ndikojë në rezultatin e përgjithshëm. Svilanoviq përkujton se "vitin e kaluar qeveria nuk u formua deri pes minuta para skadimit të afatit. Kësaj radhe të gjithë aralajmërojnë se ky proces do të jetë shumë i shpejtë. Mbetet të shihet nëse kjo gjë do të ndodhë.
Ndër koalicionet e mundshme, Svilanoviq veçon atë të bllokut pro-europian parazgjedhor me Partinë Socialiste.
"Humbës i vërtetë i këtyre zgjedhjeve ishte në fakt partia e kryeministrit Koshtnuca e cila në krahasim me vitin e shkuar humbi 30% të votës. Ai tërë fushatën mbështeti eksluzivisht në çështjen e Kosovës".
Përkundër rezultatit bindës, bllokut demokratik të Tadiqit i nevojitet së paku edhe një parti ndërsa liberal-demokratët pro-erupian nuk kanë mjaft vota të plotësojnë numrin e deputetëteve. Kështu roli kyç në formimin e qeverisë që vitin e kaluar kishte ai, tani kaloi në Partinë Socialiste. Kjo Parti tani është në pozitë të zgjedh me kë do të hyjë në koalicion: nacionalistët pra radikalët, apo me forcat pro-europiane.
Svilanoviq mendon se ata megjithatë do të vendosin që së bashku me Tadicin të ecin drejt Europës. Kjo gjë atyre do tu ofronte daljen në skenë si anëtarë të rinjë të internacionales socialist. Pra, në një mënyrë të lënë anash tërë trashëgiminë e Milosheviqit dhe të paraqiten si parti e komunistëve të reformuar sic ndodhi në vendet tjera të Europës lindore.
Svilanoviq shton se është optimist se Serbia do të ketë një qeveri pro-europiane. Brenda tre muajsh dy herë në garë u gjetën Partia Demokratike dhe ajo radikale. Tani demokratët sërish fituan, kësaj here me rezultat bindës prej mëse 9%. Kështu është krijuar një atmosferë kur është e qartë se ekziston një mbështetje e rëndësishme e qyetarëve për vazhdimin e bashkëpunimit me BE dhe që Serbia më në fund të ec përpara.
BE-ja kësaj radhe luajti një rol të shkëlqyeshëm. Nënshkrimi i Marrvëshjes së Stabilizim-Asociimi, çështja e vizave dhe marrëveshja me Fiatin laujtën rol vendimtar. Qytetarët votuan për partinë që do tu mundësojë jetë më të mire.
Por ç’farë janë gjasat e suksesit të një qeverie të këtillë? A ka rrezik që Partia Socialiste në një mënyrë të zëvendësojë kryeministrin Koshtunica me të cilin bashkpunimi u tregua i vështirë dhe solli deri te shpërbërja e qeverisë?
“Në këtë moment nuk mund të thëmë asgjë me saktësi sepse kjo megjithatë është një risi për të gjithë ne. Askush nuk e dijë se si do të sillen ata".
"Elementi i parë do të jetë ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit". Ky ratifikim do të mundëson vazhdimin e politikës pro-europiane". "Përshtypja ime", shton Svilanoviq, "është se ata janë absolutisht të gatshëm të arrijnë marrëveshje për këtë ratifikim". Kjo do të thotë se ata pastaj do të jenë të gatshëm të mbështesin këtë qeveri drejt BE.
Lidhur me Kosovën, Svilanoviq nuk prêt ndryshim të politikës. Kosova nuk do të jetë temë e madhe gjatë këtyre negociatave (para-qeveritare). Mbizotëruese do të jenë temat ekonomiko-sociale meqë socialistëve ato u sollën rreth 9% të votës.
I pyetur nëse megjithatë mund të pritet ndonjë ndryshim në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës, Svilanoviq thotë se ai nuk prêt njohje të Kosovës.
"Ajo që mund të pritet është që qeveria pro-europiane me siguri diku në vjeshtë, apo gjatë gjysmës së dytë të vitit të fillojë ti kthejë ambasadorët në vendet të cilat njohën Kosovën". Kështu do të ri-vendoseshin marrëdhëniet në nivelin më të lartë por me qëllim të vazhdimit të ushtrimit të presionit për mosnjojen e Kosovës. Momentalisht Serbia nuk komunikon me qeverinë e Kosovës dhe administratën e EULEX-it pra BE në Kosovë. Ky është një problem për tërë Europën. Kjo çështje doemos duhet zgjidhur, mendon Svilanoviq.
“Zgjidhje e mundshme mund të jetë që shefi i EULEX-it dhe i UNMIK-ut të jetë një person. Kështu do të hapej mundësia që ky person të mirëpritet në Beograd si shef i UNMIK-ut".
Mundësi tjetër është që Sekretari përgjithsëm të emrojë një përfaqsues të posacëm si koordinator mes UNMIK-ut dhe EULEX-it. Të mundshme janë edhe bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit. Këto bisedime Serbia do ti quante bisedime statusi ndërsa Kosova do ti ndërsa Kosova bisedime pas-statusi.
"Quani sit ë doni, por zhvillimi i tyre është i domosdoshëm". Ekzistonë një varg temash jetike për të cilat duhet biseduar: prej dokumtneve udhëtimi, transporti, energjetika e kështu me radhë. Svilanoviq shton se përmes dialogut rrreth këtyre temave mund të vendoset komunikimi mes Serbisë dhe EULEX-it. Pa komunkim mes aktorëve kyç, gjërat vështirë mund të lëvizin përpara.
Kim Bytyci
<< Home