VENDIMI I GJND-së LEHTËSONË RRUGËN DREJT BE-së
Michael Leigh, drejtor i përgjithshëm për zgjerim pranë Komisionit Evropian, shpreson se vendimi I GJykatës Ndërkombëdtare të drejtësisë do ti inkurajojë të gjitha palët e interesuara në rajon të fokusohen në reformat e domosdoshme për të afruar më tej Bashkimit Evropian. Me zotin Leigj bisedoi Kim Bytyci dhe së pari e pyeti se cfarë efekti do të ketë vendimi I GJND për procesin e zgjerimit në rajonin e Ballkanit.ML: Bashkimi Evropian është I angazhuar plotësisht në Kosovë dhe ne jemi të fokusuar kryesisht në çështjet që kan të bëjnë me sundimin e ligjit, reformat politike dhe ekonomike dhe nduertimin e institucioneve në Kosovë.
Unë shpresoj se ky vendim i GJND do të bëjë që çështja e statusit nuk do të ketë më premodimin të njëjtë sic ishte rast deri tani dhe brenda Kosovës do të bëhet një fokus i ri në reformat e domosdoshme për tu afruar më tej Bashkimit Evropian. Në bazë të deklarataues së Bashkimit Evropian (të së enjtes), do të ishte mirë për Beogradin dhe Prishtnën të lëvizimin drejt dialogut rreth çështjeve konkrete ku nevojitet progress. Unë mendoj se kjo është rruga mue e mire përpara.
A do të shtrojë vendimi presion për Serbinë për ta njohur pavarësinë apo për ta adaptuar qëndrimin e vet të deritashëm para se të ec përpra drejt Bashkimit Evropian?
ML: Të gjitha vendet në rajon dhe jasht rajonit, natyrsisht përfshirë edhe Serbinë, do të duhen të marrin para sysh këtë vendim. Unë kuptoj se konsiderim serioz po bëhet tani në Beograd faktit se çka do të thotë kjo (ky vendim) për Serbinë. Pati disa deklarata fillestare nga presidenti Tadiq dhe unë jam i sigurtë se të gjithë liderët politik në Serbi po i refelektojnë seriozisiht implikimet e këtij vendimi.
A pritni tani që pes anëtarët e Bashkimit Evropian që akoma nuk kan njohur Kosovën, do të bëjnë lëvizje drejt njohjes së pavarësisë?
ML: Bashkimi Evropian si tërësi mbetet neutral në të gjitha hapat që merr. Ne kemi për qëllim të promovojmë progresin konkret në sfidat specifike me të cilat ballafaqohen të gjitha pjesët e rajonit. Kjo vazhdon të jetë ashtu. Këshilli i Ministrave do të diskutojë në fillim të javës dhe kështu do tu jepet rast të gjitha vendeve anëtare të paraqesin pikëpamjet e veta.
Kim Bytyci
<< Home