DAVID LIDINGTON: FOKUS I RI EVROPIAN PËR BALLKANIN
David Lidington, ministër për Evropë
Qeveria britanike kërkon focus të ri evropian për Ballkanin. Në Ballkan ka frustrim lidhur me zgjatjen e procesit të integrimit evropian. Bashkimi Evropian ka përgjegjësi ndaj vendeve ballkanike. Nevojitet dinamizëm shtues për të siguruar anëtarësimin e plotë të rajonit në familjen evropiane. Së pari, Lidington flet mbi përshtypjet e veta nga vizita e tij në Ballkan.
“Në të dy vendet, Maqedoni dhe Kosovë, pati evidencë mbi tensionet e vazhdueshme. Përderisa ka pasur progress të mire politik, ekzistojnë shenja të qarta të zhgënjimit që procesi i integrimit evropian po zgjat aq shumë.
Është shumë me rëndësi që Evropa vërtetë ti kushtojë energji të re marrjes me këto tensione brenda vendeve të Ballkanit perëndimor. Lidington shton se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian është mjeti më i rëndësishëm për të promovuar reformat politike dhe ekonomike, dhe për të siguruar sundimin e ligjit dhe vlerat demokratike.
Kur është fjala për Kosovën, Lidington thotë së janë bëra disa hapa përpara. Kosova është demokraci funksionuese. Mbeten çështje të reformave Progres nevojitet në reformat juridike dhe luftimin e korrupsionit.
Atje është arritur sukses i konsiderueshëm me disa reforma politike. Evidenca që pashë ishte se decentraliaimi funksiononte. Lidington thekson pjesëmarrjen impressive prej më shumë se 60% në zgjedhjet lokale në disa komuna serbe. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai inicoi projketin për kthimin e serbëve në qytetet me shumicë shqiptare.
Papunësim frikuesues në Kosovë
Lidington shton se nevojitet progres në reformat ekonomike. Shifrat që dëgjova lidhur me papunësimin ishin frikësëse” thotë ai. Deri 40%, në vendin ku mëse dy të tretat e popullatës janë nën moshën 30 vjecare. Kosova duhet të tërheq biznesin për të krijuar vende pune, ndërsa për të arritur këtë nevojitet sundimi i ligjit, gjykata e pavaruar.
Lidington thekson nevojën për dinamizëm në aspektin e vëmendjes kushtuar Ballkanit perëndimor. Në të njëjtën kohë nevojitet rigorizitet në insistimin rreth kushteve që këto vende duhet ti plotësojnë.
Britania vazhdon të jetë kampion i zgjerimit evropian, por kriteret duhet përmbushur. Përmes prospektit për anëtarësimit ne duhet duhet të sihurojë që këto vende të ndihmohen të ecin përpara.
Stabiliteti në Ballkan nuk është punë e kryer
A është ky thelbi i fokusit të ri qeveria e re britanike ka paralajmëruar dhe çka konkretisht nënkupton më tej ky focus?
“Ne mendojmë se nevojitet fokus i rip ër Ballkanin sepse ne kemi frikë se ekziston rrezik që disa vende në rajon mund të kthehen prap në tensione të mëdha midis komuniteteve të ndrushme. Incidentet e fundit në Mitrovicë janë shembull se sa e ndjeshme është situata në rajon. Unë isha në Mitrovicë, dhe pashë evidence të tensioneve, thotë Lidington.
“Në Bosnjë e Hercegovinë nuk ka pasur progress drejt shtetit të integruar.që dëshirojmë të shohim”. Në Maqedoni takova liderë të komunitetit shqiptar dhe ata shprehën frustrime për shkak të progresit, sipas tyre të pamjaftueshëm në implementimin e marrëveshjes së Ohrit.
“Pra ne nuk duhet të shohim si punë të kryera vendosjen e stabilitetit politik në Ballkan, të presim përparim automatik demokratik”. Të gjithë në Evropë kemi përgjegjësi të ndihmojmë njerëzit dhe qeveritë e këtyre vendeve për të marr hapat e mëtejmë të duhur për tu bërë anëtarë të plotë të kombeve evropiane.
Dhe si e shihni ju këtë proces të anëtarësimit? Besohet se Kroacia do të hyjë brenda së pari. Po vendet e tjera, me çfarue shpejtuesie duhet të vijojnë?
"Unë nuk do të dëshiroja të përcaktojë tani ndonjë orar fikcional". Për secilin vend do të ketë kritere të qarta , kushtet që duhet të plotësohen. Britania dhe vendet evropiane duhet të pranojnë përgjegjësinë e tyre për të mbështetur zgjerimin dhe inkuarajuar vendet ballanike në këtë drejtim. Por në të njëjtën kohë qeveritë e vendeve ballkanike kan përgjësi për implementimin e reformave të domosdoshme dhe të gjejnë mënyra për ti zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore. Kjo është në interest ë tyre dhe Evropës në tërëri.
Statusi i Kosovoës çështje e zgjidhur
Së shpejti pritet vendimi I Gjykatës Ndërkombëtare mbi pavaraësinë e Kosovës. Çfarë implikime mund të ketë ky vendim për Kosovën?
“Statusi i Kosovës është zgjidhur sa i përket qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar”. Mendoj se është me rëndësi që pas shpalljes së vendimit, Bashkimi Evropian të promovojë kolektivisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjeve vërtetë të rëndësishme për njerëzit e rëndomtë në Kosovë dhe Serbi. Unë jam realist dhe nuk pres se një ditë pas vendimit të Gjykatës, Serbia të njoftojë se do të dërgojë ambassador në Kosovë.
Në Prishtinë unë vërejta gatishmëri për tu angazhuar në dialog me fqinjët serb, dhe shpresoj se kjo të reciprokohet edhe në Beograd. Njerëzit e rëndomtë në Kosovë, çoftë serb apo shqiptar, janë të brengosur për punësim, lidhjet familjare, tregti normale.
Lidington shton se qeveria e tij shpreson se Prishtina dhe Beogradi do të tregojnë gatishmëri që për momentin të lënë në një anë çështjen e pavarësisë dhe që në interes të njerëzve në të dy anët të kërkojnë masa që ofrojnë konfidencë, dialog rreth çështjeve praktike në interes të dy palëve.
Të kalojmë për një moment në Shqipëri. Sa po pengon kriza në politikën e brendshme në Shqipëri procesin e integrimit evropian dhe si mund të ndihmohet të tejkalohet kjo krizë?
"Askujt nuk po i bën mire vazhdimi i kësaj situate". Nëse Shqipëria do të shënojë progress drejt anëtarësimit në BE, ata duhet të gjejnë mënyrë për të zgjidhur dallimet e tyre politike.
Lidington thotë se ai diskutoi këtë gjatë vizitës së javës së shkuar në Gjermani. Ai thotë se nuk duhet patur iluzione se një vend, evropoperëndimor do të zgjidh këtë çështje, por se është e rëndësishme të shfrytëzohet cdo influencë diploamtike për të lehtësuar këtë zgjidhje.
Kim Bytyci, Londër
dw-world.de/albanian
<< Home