BRITANIA E MADHE PËRSHËNDET VENDIMIN E GJND-së
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Heg (William Hague) ka përshëndetur vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) dhe ka inkurajuar vendet që akoma nuk kan njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë këtë gjë tani. Kosova është rast unik dhe nuk paraqet precedent, ka thënë Heg.Sekretari i jashtëm britanik ka vlerësuar shumë të rëndësishëm vendimin e Gjykatës ndërkombëtare në rrugën e Kosovës dhe Serbisë drejt Bashkimit Evropian.
"Procesi legal tani ka përfunduar. Kjo do të thotë fund i debatit mbi statusin e Kosovës" ka thënë sekretari britanik.
Heg ka shtuar se Kosova si shtet me kufijtë ekzistues është forcë pozitive për stabilitetin në Ballkan.
Sekretari i jashtëm britanik, Uilliam Heg ka ftuar Kosovën dhe Serbinë të shohin këtë moment si rast për pajtim dhe të bëhen fqinjë të mirë dhe ka riafirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për perspektivën evropiane të Serbisë dhe Kosovës.
k.b.
<< Home