DAVID KAMERON: BASHKIMI EUROPIAN TË PËRFSHIJË BALLKANIN
Bashkimi Evropian duhet të shtrihet në tërë kontinentin dhe të përfshijë vendet ballkanike. BE-ja është force e madhe për demokraci dhe zhvillim por nuk mjafton vetëm prospekti për anëtarësim nëse kjo gjë nuk realizohet. Kështu u shpreh lideri i opozitës konzervatore britanike, David Kameron (David Cameron). Zoti Kameron foli në një takim në Londër mbi sfidat që ballafaqojmë në shekullin 21.Si e sheh ai pozitën e vendeve ballkanike në raport me BE-në. Çka do të bënte qeveria e tij për të siguruar se Ballkani do të gjendet në BE dhe ç’farë janë rreziqet nëse ky proces vonohet? Kimete Bytyci i shtroi këto pyetje zotit Cameron.
"Ne mbështesim zgjerimin e BE-së. Cameron thotë se BE-ja duhet të ec në mënyrë të duhur duke mos marr pa fund kompetenca të reja për vete por të jetë bashkësi më e gjerë dhe më feksibël. “Një ndër fushat ku ne jemi më së shumti entuziast kur është fjala për BE, është pikerisht zgjerimi”. Jo vetëm se hurja e vendeve në BE krijon force për demokraci, stabilitet, tregti, progress, por sepse prospekti për anëtaruesim në BE ka qenë force e madhe për zhvillim. Cameron shton se nuk mjafton të ofrohet anëtaresimi në BE si shpërblim nëse kjo gjë nuk realizohet. Sipas tij nuk duhet imponuar kufizime për zgjerimin. “Ne mbështeim BE-në që shtgrihet në efekt nëpër tërë kontinentin tone”. Cameron shton se partia tij mbështet poashtu anëtarësimin e Turqisë. Natyrisht, ekzistojnë kushte që duhet përmbushur por ne mbështesim fuqimisht zgjerimin e BE-se përfshirë vendet ballkanike, thotë lideri i parties opozitare konzervatore, David Cameron.
<< Home