SOREN JESSEN-PETERSEN: LIBERALIZIMi I VIZAVE EDHE PËR KOSOVËN
Pavarësia e Kosovës është e kapkthyeshme. Progresi çalon në disa fusha kyçe. BE-ja duhet të demonstrojë me vepra konkrete se arrdhëmëria e tërë Ballkanit është në BE. Liberalizimi i vizave duhet të shqyrtohet edhe për Kosovën. Së pari ish-shefi i UNMIKUT bën një vlerësim të situatues në Kosovë dy vjet pas pavarërisë."Para së gjithash duhet theksuar se të gjitha paralajmërimet që bëheshin mbi kolapsin, dhunën dhe tensionet mes grupeve të ndryshme, nuk ndodhën. Petersen shton se merita kanë autoritetet në Kosovë por para së gjithash populli kosovar, pavarësisht nga përkatësia etnike, pra si ata shqiptarët, ashtu edhe serbët apo të tjerët. Peterson shton se situata, gjatë këtyre dy viteve ishte e qetë dhe Kosova ka ecur përpara në disa fusha.
Por progresi çalon në disa sektorë kyç siç në ekonomi, krijimin e vendeve të punës si dhe sundimin e ligjit. Kur është fjala për ekonominë, Jessen Petersen thotë se arsyeja qëndron në pasigurinë e vazhdueshme lidhur me statusin e Kosovës. Ai thotë se Kosova është e pavarur dhe kjo pavarësi është pakthyeshme, për investuesit, akoma ekziston pasiguri dhe kjo sjell deri te mungesa e investimeve më të mëdha që do të krijonin vende pune.
I pyetur nëse për këtë pasiguri kontribuon numri i vendeve që akoma nuk njohin pavarësinë e Kosovës veçmas fakti se në mesin e tyre janë edhe disa vende të BE-së, Jessen Petersen thekson vet rolin e Kombeve tue Bashkuara:
Peterson: Madje para se të arrijmë tek BE-ja, pasiguria është krijuar para së gjithash nga dështimi i Kombeve të Bashkuara që të njohë shpalljen e pavarësisë me anë të një rezolute. Jessen Peterson shton se meqë kjo është para së gjithash çështje evropiane, problem krijon fakti se BE-ja edhe njëhere dështoi të përgjigjet me një zë unik. Nga ana tjetër ka shumë rëndësi që EULEX-i ndodhet në rajon. Kjo do të thotë se BE-ja, përkundër disa ndarjeve të brendshme, është e angazhuar fuqimisht në sundimin e ligjit në Kosovë.
Jessen Petersen thotë se ai beson se vendet e BE-së që akoma po hezitojnë do të heqin dorë nga kundërshtimi vet. Këtë ata do ta bëjnë këtë në interes të kohezionit dhe progresit rajonal. “Rajoni duhet të ecë përpara. Rajoni ka arrdhmëri rajonale. Por rajoni nuk mund të ecë përpara nëse e lëni një vend që gjendet në mes të rajonit, pra Kosovën, jasht procesit të integrimit”.
I pyetur lidhur me të arrdhmen e Ballkanit në BE, më saktësisht shpejtësinë me të cilën ky proces duhet ecur si dhe rrezikun nga vonesat e mundshme në këtë rrugë, Petersen thotë:
“Para së gjithash, nuk guxon të vihet në dyshim e ashtuquajtura perspektiva evropiane për të gjitha vendet ballkanike”.
Peterson shton se kjo u vendos nga ana e BE-së më 2003 dhe u riafirmuar në disa raste.
Sa i përket tempos së këtij procesi, Kroacia mund të lëvizë përpara shumë shpejt, ndoshta vitin e arrdhshëm. Maqedonia gjendet para vendeve tjera por çeshtja e emrit mbetet e pazgjidhur. Është me rëndësi që BE-ja të përdorë të gjitha mjetet e veta për të njohur dhe demonstruar se këto vende janë anëtare të ardhshme.
Jessen Peterson përmend liberalizimin e vizave. “Sa më shpejt që BE-ja të shikojë vendet që nuk u përfshin në këtë liberalizim perfshirë këtu Kosovën, aq më mirë. Një gjë e tillë dërgon sinjal të qartë se Kosova do të hyjë një ditë në BE”.
"Pra ne duhet të njohim dallimin në tempon e procesit, por BE-ja duhet vazhdimisht të dërgojë jo vetëm mesazhe verbale, por mesazhe me vepra konkrete mbi arrdhmërinë këtyre vendeve në BE".
Kim Bytyci
dw-world.de/albanian 22.02.2010
<< Home