Wednesday, July 28, 2010

EJUP GANIC NUK EKSTRADOHET

Ekstradimi i Ejub Ganic, ish-president i Bosnjës e Hercegovinës u bllokua. Një Gjykatë e Londrës hudhi posht kërkësën e Serbisë për ekstradimin e tij nga Britania e Madhe.

Ejub Ganic u arrestua më 1 mars në aeroportin e Heathrow. Arrestimi u bë pas kërkesës së Serbisë..Ish-presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe 18 persona tjerë akuzoheshin për komplot për vrasje të 42 ushtarëv në fillim të luftës në Bosnjë, në shkelje të Konventës së Gjenevës.

Gjykata e Westminsterit në Londër ku u mbajt dëgjimi për ekstradim bllokoi kërkesën e Serbisë duke thënë se procesi ishte i motivuar politikisht.

“Ky proces është nisur dhe po përdoret për qëllime politike dhe si i tillë paraqet keqpërdorim të procesit të kësaj gjykate”.

Dr Ganic u arrestua pas një vizite akademike në Britani të Madhe.

Dy hetime të mëparshme kundër Dr Ganiqit kishin konkluduar se nuk kishte rast kundër tij. I pari pranë Tribunalit të Hagës ndërsa hetimi i dytë në Bosnjë e Hercegovinë kishte konkluduar se rasti kundër tij ishte i motivuar politikisht.

Duke iu referuar këtyre dy hetimeve, gjykatësi tha se evidenca e mëpasshme nuk ishte e mjaftueshme dhe nuk arsyeton asnjë ndryshim në vendimin inicial.