Tony Blair dhuron të ardhurat nga libri ushtarëve të plagosur
Ish kryeministri britanik Tony Blair do të dhurojë të ardhurat nga memoari tij një shoqate bamirëse për ushtarët e plagosur. "The Royal British Legion", do të marr donacionin pas botimit të librit "Udhëtimi" muajin e arrdhshëm. Donacioni përfshinë 4 milion funta pagesë para-botimi si dhe të gjitha pagesat e autorit. Ky donacion besohet të jetë më i madhi që merr kjo organizatë bamirëse dhe do të destionet për një qendrë sportive për ushtarët e plagosur.Zëdhënsi i ish-kryeministrit Blair, tha se kjo është mënyrë për të nderuar guximin dhe sakrificën e forcave të armatosura. Ai përkujtoi se si Blair si kryeministër dëshmoi guximin dhe sakrificën e forcave të armatosura në Kosovë, Irak, Afganistan, Irlandën e Veriut dhe Sierra Leone. Kjo është një mënyrë për të nderuar këtë guxim dhe sakrificë, shtoi ai.
<< Home