Friday, November 12, 2010

SHQIPTARËT NË BRITANI: SHKURTIMET BUXHETORE PASIGURI MBI TË ARRDHMEN

Nxënësit e mësimit të gjuhës shqipe në veriperndim të Londrës vraponin gëzueshëm mes orëve të mësimit. Vëmdja e prindërve të tyre ndërkaq ishte më e ngarkuar me çështjet e përditshme. Edhepse efekti i programit buxhetor akoma nuk ndjehet konkretisht, shumica e prindërve ndejnë shqetësimin mbi efektin që do të keto shkurtime do të kenë në jetën e tyre.

Ganimete Sylejmani jeton në Londër tanimë 13 vjet.

“Muj me tha se nuk është vërejtur ende ndojfarë ndryshimi i madh, përpos stresit që thash më parë, po mendojmë se ka me arrdh një kohë më e vështirë për të gjithë. Vërehet pak, por jo shumë. Vërehet pak në krahasim me vitet e mëhersheme.

Për familjen Sylejmani, efekti i programit të shkurtimeve vërehetmë së miri në raportin ndaj qindarkave. Deri tani monedhat e “kuqe” gjendeshin kudo në shtëpi e tyre, thotë Ganimetja nënë e dy fëmijëve. Tani ajo dhe bashkshorti i saj shfrytëzojnë çdo qindarkë

Programi i qeverisë mbi reduktimin e shpenzimit publik përfshin shkurtimet më të mëdha që nga lufta e Dytë Botërore. Sipas masave të njoftuara muajin e shkuar, shpenzimi publik shkurtohet prej £81bn gjatë katër viteve të arrdhshme. Sektori social është ndër departamentet me shpurtime më të mëdha. Për shumë familje shqiptare, kjo do të thotë efekt të drejtpërdrejtë në të përditshmen e tyre.

Lutfi Vata, drejtor i shoqatës “Arrdhmëria” që organizon mësimin javor në gjuhën shqipe thotë se faktor shtues për brengosjen e prindërve është mungesa e informimit. Shumë prindë nuk i kuptojnë më së miri ligjet dhe të drejtat ligjore dhe kjo shkakton frikë shtuese.

“Nga gazetat që lexojnë, nga lajmet informatat që dëgjojnë ka njëfarë frike, njëfarë pasigurie, p.sh unë jam me benefit, ose unë jam single mother, kam 3-4 fëmijë, nuk e dijë çka do të bëhet me banesën, si do të bëhet me benefitin, si do të bëhet me të arrdhmen. Prandaj ne orvatemi si organizatë këtë informacion tua përcjellim në mënyrë të duhur tek komuniteti ynë".

Shkurtimet e njoftuara shtrihen në shumicën e departamenteve përfshirë ministrin e jashtme, të mbrojtjes.

Rreth 490 mijë vende pune në sektorin publik pritet të zhduken brenda 4 viteve të arrdhshme. Një brengë e vërtetë për ata që sapo përfunduan studimet dhe fillojnë të trokisin në tregun e punësimit. Bashkbiseduesja jonë tjetër, Ganimete Hyseni. diplomoi vitin e shkuar shkencën kompjuterike.

“Kur po kërkojë punë po kërkojnë trajnim. Këto trajnime janë shkurtu, kan fillu mu shkurtu fondet për trajnime. Unë s’kam mundësi me pagu vet dhe kjo ndikon (në mundësitë e gjetjes së punës).

Ganimetja e cila në Londër erdhi para 11 vjetësh tani punon vullnetarisht me fëmijët shqiptar.

Shkurtimet buxhetore prekin edhe departamentin e arsimit. Shumë prindër kan frikë se kjo mund të ndikojë në cilësinë e arsimit nëpër shkolla e shtetit ku fëmijët e tyre ndjekin mësimin e rregulltë. Klara Qyqa, në Britani tanimë 7 vjet e gjysmë dhe nënë e dy fëmijve thotë se këto janë efektet indirekte që do ti ndjehen nga të gjitha familjet pavarësisht nëse marrin benefite apo jo. "Burri im punon dhe nuk kemi ndihma të drejtërdrejta por efektet e shkurtimeve do të ndjehen në cilësinë e shërbimeve publike që përdorim si familje".

Programet e ngjashme si ky që ofron “Arrdhmëria” poashtu mund të pësojnë.

Ganimete Sylejmani përmend edhe një efekt tjetër "të rëndësishëm për familjet shqiptare". Mundësia e kontakteve me familjen e gjerë në Kosovë.

“Biletat janë shumë, shumë shtrenjtë. Tani sa u ktheva nga Kosova, dhe kjo nuk është një çështje që na brengosë sepse prej tani duhet të fillojmë të mendojmë të kursejmë që në vitin e arrdhshëm të shkojmë përsëri.