Wednesday, March 02, 2011

BRITANIA E MADHE SHKURTON NDIHMËN PËR KOSOVËN

Britania e Madhe do të shkurtojë ndihmën e drejtëprdrejtë për 16 vende përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën.


Sipas planit të njoftuar buxheti i përgjithshëm i Departamentit për zhvillim ndërkombëtar mbetet i paprekur nga masat e shkurtimeve. Ndër vendet e tjera që krahas Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës do të mbeten pa ndihmë të drejtëpërdrejtë janë edhe Iraku, Rusia, Kina dhe Angola.

Ndihma për Kosovën për vitin fiskal 09/10 ishte 3 milion funta.

Më shumë ndihmë ndërkaq do të marrin Bangladeshi, Pakistani, Nigeri, Republika Demokratike e Kongos dhe Etiopia. Buxheti i ndihmës për këto vende shtohet dukshëm. Ndihma shtohet poashtu për nëntë organizata ndihmese përfshirë Unicefin.

Sekretari britanik për zhvillim ndërkombëtar Andrew Mitchell tha në deklaratën para Parlamentit se planet do tu ndihmojnë njerëzve më të varfër në botë.