KONFERENCA E LONDRËS KUSHTUAR LIBISË
Sot në Londër mbahet konferenca për të diskutuar situatën në Libi. Në konferencë marrin pjesë mëse 40 ministra të jashtëm dhe përfaqsues nga organizatat kyçe rajonale. Ndër ta janë edhe Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun, Sekretarja e shtetit Hillari Klinton, si dhe minuistrat e jashtëm nga vendet evropiane si dhe përfaqsues nga vendet e Ligës arabe. Sekretari I përgjithshëm I Natos, Rasmussen do të jetë poashtu present.Qëllimi i konferences është fuqizimi i vendosmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për implementimin e rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1970 dhe 1973 për mbrojtjen e civilëve si dhe riafirmimi i nevojës për ndihmë urgjente humanitare për Libinë.
Konferencën do ta hap, kryeministri britanik David Kameron, ndërsa punimet do ti kryesojë sekretari i jashtëm britanik Uilliam Heg.
<< Home