PROTESTË KUNDËR SHKURTIMEVE BUXHETORE
Mijëra po njerëz protestojnë në Londër kundër shkurtimeve buxhetore. Përfaqsuesit e sindikatave thonë se në protestotë po marrin pjesë mëse 200 mijë veta, më shumë se është pritur.Protesta filloi rreth orës 11.45 me ecjen në qendër të Londrës, nga Victoria Embakment drejt Hyde Park. Lideri i Laburistëve në opozitë Ed Miliband pritet tu drejtohet protestuesve në Hyde Park rreth orës 14.00.
Rreth 600 autobusa u siguruan për të transportuar pjesëmarruesit e protestës deri në Londër.
Ministrat thonë se shkurtimet buxhetore janë të domosdoshme. Kritikët thonë se shkurtimet janë shumë të ashpra dhe të shpejta.
Protesta po kalon në atmosferë të qetë. Policia thotë se ka bërë një arrestim.
<< Home