Wednesday, March 16, 2011

KULTURA BALLKANIKE EVROPIANE


“Kultura është e rëndësishme” është titulli i ekspozitës fotografike të thesarit kulturor nga vendet ballkanike. 18 vende të Listës së Trashëgimisë së UNESKOS nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Serbia, dhe Maqedonia, paraqiten nëpër vevedet e Bashkimit Evropian përmes fotografive të artistëve nga këto vende. Ekspozita udhëtuese e organizuar me iniciativën austriake gjatë dhjetë ditëve të arrdhshme qëndron në Londër.



Derisa vendet ballkanike synojnë të përfshihen në hartën politike të Bashkimit Evropian, thesare kulturore nga këto vende mund të gjenden këto ditë të ekspozuara në përfaqsinë e Komisionit Evropian në Londër.

“Kultura është e rëndësishme” është iniciativë e qeverisë së Austrisë qëllimi i së cilës është prezantimi i kontributit dhe thesarit të pasur kulturor të vendeve të Evropës Juglindore në kulturën e përgjithshme Evropiane.

18 vende të Listës së trashëgimisë së UNESCOs nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Shqipëria prezantohen përmes fotografive të artisteve nga këto vende. Qyteti antik i Butrintit, Muzeu i Gjirokastrës, Manastiri i Deçanit, Patrirka e Pejës, Ura e Mostarit, Qyteti I lashtë I Dubrovnikut, Ohri, Qyteti historik i Trogir gjenden në mesin e fotografive të kësaj ekspozite.

Rajoni I cili në moemrojen e shumë evropiane sishet si sinonim me konflikte dhe luftë, paraqitet në një dritë tjetër, atë kulturore. Vet titulli i ekspozitës nënvizon rëndësinë e kulturës dhe bashkëopunimit kulturor për mirëkuptimin evropian.

Qëllimi i ekspozitës është mbështetja e integrimit evropian për të gjitha vendet e Evropës juglindore përmes bashkëpunimit më të madh kulturor. Apo siç u shpreh ambasadori austriak në Londër, Dr Emil Brix, “Ekspozita dëshiron të kontribuojë në futjen e kulturës së këtij rajoni në hartën mentale të Evropës".

Përve fotografive, vizitorët mund të lexojnë edhe intervistën me Ismail Kadaren, fragmente nga “Kronika e gurit”, fragmente nga komedia e Marin Drzhiqit “Daja Maroje”, poezi nga Konstatin Miladinov, fragmente nga ”Ura e Drinës” së Ivo Andriqit, si dhe dhe shënime tjera nga jeta e artistëve lokal.

Ekspozita mbahet në lokalet e selisë së Komisionit Evropian në Londër deri më 25 Mars.


Adresa:

The European Commission Representation in the UK
12 Star Gallery, Europe House
32 Smith Square
London SW1P 3EU

Orari i hapjes: e Hënë - E Premte; 10.00- 18.00