SHBA-së i ulet shkalla e kredisë
Agjencia për kredi, Standars & Poors, ka ulur shkallën e kredisë së SHBA prej AAA në AA.Kjo është hera e parë që SHBA-së humbin një A në vlerësimin e besueshmërisë kreditore.
Standards & Poor's thekson brengosjen rreth deficitit amerikan si arsye për masën e marrë. Sipas agjencisë planet e miratuara nga Kongresi Amerikan të martën për reduktimin e dificit, nuk shkojnë mjaft larg.
Ulja e deficitit mund të ndikojë në konfidencën e investuesve.
Njoftimi mbi këtë ulje të kredisë së SHBA-ve erdhi në javën kur tregu global i bursave u gjet në rrëmujë me humbje të mëdha të vlerës së aksioneve.
Kriza e tregut të bursave u shkaktua nga firka lidhur me rimëkëmbjen e ekonomisë më të madhe në botë, atë të SHBA-ve dhe kriza në zonën e EUROS.
<< Home