Trazirat e Londrës: Londra në alert
16 mijë policë po patrullojnë rrugët e Londrës sonte. Trupat policore janë siguruar nga 30 forca policore për të penguar trazira të reja në kryeqytet.Shumë biznese vendosën të mbyllen më herët se zakonisht.
Njoftimet mbi mbylljen e hershme qëndronin në shumë dyer të bankave dhe postave edhe në disa pjesë veriore deri tani të paprekura nga trazirat.
Rrugët në këtë pjesë të Londrës ishin të qeta dhe njerëzit çarkullonin si rëndomë. Prania e policisë përkujtonte gjendje e jo-rëndomtë në kryeqytet.
562 veta thuhet të jenë arrestuar gjatë trazirave triditëshe në pjesë të ndryshme të Londrës. Mëse 105 janë ngarkuar me krim. 111 policë janë lënduar. Një i ri 26 vjeçar i gjetur në makinë i lënduar vdiq sot.
Shitore dhe shtëpi private janë plackitur dhe djegur.
Trazirat zhvillohen në pjesë të vogëla brenda lagjeve të caktuara të kryeqytetit britanik. Fjala është kryesisht për rrugët kryesore me shitore.
Trazira u shënuan edhe në qytete tjera të Britanisë së Madhe, Liverpool, Bristol, Birmingham. Në Manchester një mapo u gjet në flakë.
Kryeministri britanik i cili ndërpreu pushimin veror dhe u kthye në Londër sot, njoftoi se parlamenti do të tubohet të enjten për shkak të trazirave. Pushimet i ndërprenë edhe sekretarja e brendshme e shtetit si dhe lideri i Partisë laburiste në opozitë.
Kryetari i bashkisë së qytetit tue Londrës, Boris Johnson, i cili poashtu ndërpreu pushimin, u prit me zemërtim nga qytetarët gjatë vizitës së tij në pjesë të Londrës.
<< Home