Tuesday, August 09, 2011

Trazirat e Londrës

Për të tretën ditë me radhë, trazirat vazhduan në pjesë të ndryshme të Londrës. Njësitë speciale dolën për të ndalur trazirat, derisa zjarrëfikësit orvateshin të ndalin zjarrin nëpër pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

Sonte vonue u mësua se trazira janë shënuar edhe nue qytetet tjera britanike: Brimingham, manchester, Liverpool.

Shitore dhe shtëpi private janë plackitur gjatë trazirave në Londër. Një mapo në lagjen jugore të Londrës, Croydon, u gjet në flakë.

Kryeministri britanik David Kameron ka shkurtuar pushimin për të udhëhequr takimin e komitetit tue emergjencës. Prefekti i Londrës, Boris Johnson poashtu ka njoftuar se shkurton pushimin e vet.

Më parë sekretarja e shtetit Teriza Mej ndërpreu pushimin e vet për tu takuar me krerët e policisë në Londër.

Sipas informatave të policisë, 35 veta u arrestuan në qytetin e Birmingemit në pjeszën qendroe të Britanisë së Madhe. Në mesin e tyre edhe gjashtë nën moshë.

Trazirat po organizohen nga grupe të të rinjëve, duke shkëmbyer mesazhet përmes telefonave dhe rrjeteve shoqërore.

Trazira filloi të shtunën në lagjen Tottenham në veri të Londrës. Trazira pastaj u shënuan në pjesë të ndryshme të Londrës, kryesisht në veri-lindje, lindje dhe jug. Trazirat zhvillohen në lokalitete të vogëla brenda lagjeve të caktuara.

Policia është kritikuar për reagim të ngadalshëm dhe jo-efektiv. Brendosje janë shprehur mbi numrin e policisë në disponim dhe mundësitë për të reaguar më efektiv.

Trazira pasoi protestën paqësore për shkak të vrasjes së një mashkulli 29 vjeçar, Mark Dougan nga policia. Dougan u vra të enjten gjatë operacionit policor që hulumnte krimet e armëve brenda komuniteteve afriane dhe karabiane.

Gjatë këtij incidentit fatal u plagos edhe një polic.

Lagja e Tottenhamit është e banuar me një numër të madh të minoriteteve etnike, kryesisht afrikane dhe karabiane.

Trazira të ngjashme pati në këtë lagje në vitin 1985 me c'rast një policë u ther. Trazirat atë kohë kishin filluar pas vdekjes së nje residente locale, nga infrakti gjatë bastisjes së shtëpisë së saj nga policia.