Trazirat e Londrës
Mëse 100 veta të arrestuar, 35 policë të lënduar, makina policore të dëmtuara dhe placiktja të shitoreve gjatë trazirave të uikendit në disa pesë të Londrës.Sekretararja e brendshme e shtetit, Theresa May (Teriza Mej), do të kthehet nga pushimi veror për tu takuar me krerët e policisë.
Trazira filloi të shtunën në lagjen Tottenham në veri të Londrës. Trazira pastaj u shënuan në disa pjesë tjera veriore të Londrës, në pjesë dhe në një pjesë jugore të Londrës.
Në qendër të Londër rreth 50 të rinjë u tubuan në Oxford Street dhe goditën shitoret.
Trazira pasoi protestën paqësore për shkak të vrasjes së një mashkulli 29 vjeçar, Mark Dougan nga policia. Dougan u vra gjatë operacionit policor që hulumnte krimet e armëve brenda komuniteteve afriane dhe karabiane.
Gjatë këtij incidentit fatal të enjten, u plagos edhe një polic.
Hetimi i vdekjes së zt Dougan, pritet të hapet të martën.
Nuk është e sigurtë nëse Mej e shkurtoi pushimin e vet apo ishte dashur të kthehej të hënën.
Zëvendës-kryeministri Nick Clegg i quajti trazirat vjedhje e panevojshme oportunistike që nuk ka të bëjë fare me vdekjen e zt, Dougan.
Trazirat e ukinedit përfshin sulme kundër shitoreve në qendër të Londër, ku rreth 50 të rinjë u tubuan në Oxford Street dhe goditën shitoret.
Pjesë të lagjes Tottenham janë akoma të mbyllura. Trazirat kan shkaktuar mbyllje apo vonesa në transportin publik.
Lagja e Tottenhamit është e banuar me një numër të madh të minoriteteve etnike, kryesisht afrikane dhe karabiane.
Trazira të ngjashme pati në këtë lagje në vitin 1985 me c'rast një policë u ther. Trazirat atë kohë kishin filluar pas vdekjes së nje residente locale, nga infrakti gjatë bastisjes së shtëpisë së saj nga policia.
<< Home