Trazirat e Londrës
Parlamenti britanik do të tubohet të enjten për shkak të trazirave në Londër. Këtë e njoftoi kryeministri britanik David Kameron i cili ndërpreu pushimin dhe u kthye sot në Londër. Kameron me tue arritur në Londër, udhëhoqi takimin e komitetit të emergjecës, Cobra.Ndërkohë u mësua se një i ri 26 vjeçar i cili ishte plagosur mbrëmë, ka vdekur. 26 vjeçari u gjet në një makinë i plagosur në lagjen Croydon në jug të Londrës të përfshirë në trazira e djeshme.
Policia e Metropolitan ka njoftuar se ka anuluar të gjitha pushimet dhe se mëse 16 mijë policë do tue gjenden në rrugë të Londrës.
Nga Policia muesohet se po konsiderojnë përdorimin e plumbave plastik, gjë që kurr më parë nuk përdorur gjatë trazirave të këtilla në Angli.
Ushtruesi i detyrës së Komisierit të Policisë së Metropolitanit, Tim Godwin ka hudhur posht angazhimin e armatës.
Sipas informatave të policisë, 525 veta janë arrestuar gjatë trazirave. Mëse 100 veta po ngarkohen me krim.
Kryeministri Kameron dënoi trazirat duke i quajtur "pamje që të bëjnë të sëmuhesh", të plackitjes, vandalizmit, vjedhjes, grabitjes.
Tubimi i hershëm i parlamentit do tu mundësojë deputetëve të dënojnë së bashku këto krime dhe të dëshmojnë së bashku vendosmërinë e vet për ti rindërtuar këto komunitete, tha kryeministri britanik.
Gjatë tri ditë të shkuara Londra është ballafaquar me trazira nue pjesë të ndryshme të saj. Trazirat që filluan si protestë e qetë në lagjen veriore të Tottenhamit pas vrasjes së një 29 vjeçari nga policia, u shndërruan së shpejti në trazira të dhunshme dhe u shpërndan nëpër pjesë të ndryshme të Londrës. Trazirat e dhunshme përcillen me plaçkitje dhe sulme kundër policisë. Shitore dhe shtëpi private janë gjetur në flakë në pjesë të Londrës.
Trazirat po zhvillohen në orët e vona të pasditës dhe natën, dhe mbahen kryesisht në pjesë të vogëla brenda lagjeve të caktuara, zakonisht në rrugët kryesore me shitore.
Mbrëmë trazira u shënuan edhe në qytete tjera të Britanisë, Manchester, Liverpool, Bristol, Birmingham.
138 veta janë arrestuar nue Birmingham. Policia e Birminghamit, njofton se njue stacion policor në Birmingham është gjetur në zjarrë.
Një stacion i policisë në qytetin e Notinghamit, është goditur. 200 guma janë djegur nue rrugë.
Nue Londër, tri veta janë duke u marr në pyetje nuen dyshimin për orvatje vrasje tue njue polici i cili u lëndua në lagjen Wembley, në veri-perëndim të Londrës. Policia u lëndua gjersa orvatej ti ndal plaçtitësit.
Dita e hënë thuhet të kenë qenë trazira më e keqe në memorjen e gjallë.
<< Home