Arrestohet një bankier i UBS-it
Policia në Londër ka arrestuar një person nën dyshim për tregti të pa-autorizuar që mund ti kushtojë bankës zvicerrane UBS rreth 2 bilion dollarë apo 1.3 bilion funta.31 vjeçari u arrestua nue orët e hershme të mëngjesit.
Nga banka thonë se llogaritë e klientëve nuk janë dëmtuar.
Aksionet e UBS-it ranë për 8% pas njoftimit mbi hultimimin e tregtisë në fjalë.
Në letrën drejtuar personelit të bankës, UBS, thotë se çështja është akoma nën hulumtim por se UBS vlerëson se humbja është rreth 2 bilion dollarë.
Një shumë e këtillë do të thoshte se UBS do të shënonte humbje gjatë tremujorshit të tretë të këtij viti.
Në vitin 2008, UBS u shpëtua me ndihmën shtetërore të Zvicrrës pas humbjeve të mëdha në investimet e ashtuquajtura toksike.
<< Home