Stuhia godet pjesë të Britanisë së Madhe
Erë e fortë nga stuhia Katia po godet një pjesë të madhe të Britanisë së Madhe. Zyra meteorologjike paralajmëron mot të rreptë për disa pjesë të Britanisë së Madhe.Pjesë qendrore dhe jugore të Skocisë, Irlanda Veriore dhe pjesë veriore të Anglisë dhe Uelsit po ballafaqohen me erë me shpejtësi deri 129 km/h.
Janë lëshuar alerte mbi vërshime të mundshme. Udhëtimi rrugor, hekurudhor dhe me anije është i vështirsuar.
Era e fortë pritet të ulet pakëz gjatë natës dhe gjatë ditues së nesërme. Qetësimi i plotë pritet kah fundi i javës.
Shiu i fortë në pjesën perëndimore të Skocisë pritet të vazhdojë për disa ditë.
<< Home