Wednesday, September 14, 2011

Rritje papunësie në Britani të Madhe

Numri i të papunësuarve në Britani të Madhe është rritur për 80 mijë gjatë tre muajve para korrikut. Kueshtu, numri i personave que kërkojnë punësim arrin tani 2.51 milion.

Kjo është rritje më e madhe gjatë dy viteve të fundit, thuhet nga Zyra nacionale e statistikave.

Shkalla e papunësisë tani arrin 7.9%.

Numri i të punësuarve shënoi ulje prej 69 mijë gjatë kësaj periudhe.

Numri i të rinjëve të papunë u shtua për 78 mijë, për të arritur shifrën prej 973 mijë të rinjë të papunë.

Javë shkuar, të dhënat zyrtare treguan se rritja ekonomike ishte vetëm 0.2% gjatë tre muajve para korrikut.

Sekretari shtetëror i financave ka thënë se shpresat për rimëkëmbjen ekonomike janë më të vogëla se sa është pritur.

Katër sindikatat të mëdha britanike kan paralajmëruar sot planet për organizimin e grevave lidhur me ndryshimet e mundshme të pesioneve. Grevat do të fillonin në nëntor.