Monday, September 12, 2011

Emrohet komisioneri i Policisë së Metropolitanit

Bernard Hogan-Howe është komisioneri i ri i Policisë së Metropolitanit. Emrimi tij u bë sot pas dite nga ana e Mbretreshës.

Posti i komisionerit mbeti i zbrazët pas dorëheqjes së Sir Paul Stephenson lidhur me zbulimet e përgjimeve telefonike nga gazeta tani e mbyllur News of the World dhe dyshimet mbi lidhjet e Policisë me botuesin e kësaj gazete, News International.

Policia e Metropolitanit është forca mue madhe policore në Britani të Madhe dhe përfshin më shumë se një të pestën e tërë policisë në Angli dhe Uels.

Komisioneri i policisë është puergjues për sigurimin e rendit të ditës në Londër dhe çështjet e sigurisë kombëtare siç është mbrotja nga terrorizmi.