Shpërthim atomik në Francë
Një person është vrarë ndërsa katër të tjerë janë lënduar gjatë shpërthimit në uzinën atomike, Markul, në jug të Francës. Njëri prej tyre është i lënduar seriozisht.Nuk ka pasur rrjedhje radiaktove. Mësohet se shpërthimi u shkaktua nga zjarri në uzinën e depos së mbeturinave radioaktive Centraco. Uzina prodhon karburantin MOX që riqarkullon pluton por nuk përfshin reaktor.
Qendra trajtuese Centraco është pjesë e degës së prodhusuesit nacional elektrik EDF.
Shpërthimi ndodhi në ora 11.45 sipas kohës lokale.
Për tani, asgjë nuk rrjedhur jasht, ka thënë zëdhënësi i Komisionit për energji atomike të Francës.
Nga agjencioni ndërkombëtar për energji atomike njoftohet se janë në kontakt me autoritetet franceze për të mësuar më tepër lidhur me natyrën e shpërthimit.
Uzina Markul është ndër më të vjetrat në Francë. Uzina u hap në vitin 1955.
Energjia bërthamore siguron mëse 70% të nevojave energjetike të Francës.
<< Home