Tuesday, September 13, 2011

Rritje inflacioni në Britani të Madhe

Shkalla e inflacionit u rrit gjatë gushtit në 4.5%. Sipas të dhënave nga Zyra nacionale e statistikave, shkalla e inflacionit u shtua nga 4.4% në korrik në 4.5% në gusht.

Inflacioni u rrit për shkak të rritjes së çmimeve të rrobave dhe këpucëve, karborantit dhe energjisë.

Indeksi i çmimeve tregtare u shtua prej 5% në 5.2%.

Banka qendrore parashikon inflacionin prej 2%, dhe thotë se pret që inflacioni të kthehet në këtë përqindje gjatë dy viteve të arrdhshme. Arsyet pse inflacioni tejkalon këtë përqindje tani, banka i sheh në rritjen e tatimeve në produkte si dhe rritjen e çmimeve globale të energjisë gjatë vitit të shkuar.

Nga Zyra nacionale e statistikave mësohet se çmimet e veshmbatjes kan shënuar shtimin më të madh me 3.7% brenda muajit. Ky është shtim rekord mes korrikut dhe gushtit.

Çmimi i karborantit dhe nxemjes poashtu shënuan rritje.

Rënie e çmimeve gjatë kësaj periudhe u shënua në rekrecaion, veçmas lojëra kompjuterike.