Trazirat në Britani të Madhe
Londra kaloi një natë të qetë por trazira u shënuan në qytete tjera britanike.Tri veta humbën jetën në Birmingem, në pjesën qendrore të Britanisue së Madhe. Tre mashkujt vdiqën pasi u goditën nga një automobil. Sipas informatave të këtushme, rezidentët lokal thonë se orvateshin të mbrojnë lagjen e vet.
Trazira pati në Maçester, Salford, Liverpool, Wolverhampton, West Bromwiç dhe Nottingem. Policia e Mançesterit ka përshkuar si të paparë dhunën e shënuar në këtë qytet.
113 veta thuhet se janë arrestuar në Mançester dhe Salford.
Në Londër, mbrëmë policia shtoi numrin e policëve për të patrulluar rrugët e kryqytetit. 16 mijë policë (pes herë më shumë se zakonisht) u gjetën në rrugët e Londrës për të penguar trazira të reja.
Burimet e qeverisë kan thënë se numri i shtuar i policëve do të mbetet i tillë gjithnjë derisa të jet e domosdoshme për të penguar përsëritjen e trazirave.
Kryeministri David Kameron ka thënë sot çdo aksion do të merret për të rikthyer rednin e ditës.
Kameron foli pas takimit të komitetit të emeregjës. Ai tha se policia ka mbueshetjen legale për të përdorur çfarëdo masa për të sjellur situatën në kontroll. Ai tha se dhuna e vazhdueshme është papranueshme dhe se do të ndalet. Kultura e frikës nuk do të lejohet në rrugët e vendit, tha ai.
Kryetari i bashkisë së qytetit të Londrës, Boris Johnson, ka kërkuar që qeveria që të rishikojë planet për shkurtimin e numrit të policëve.
<< Home